Fjalori
VETULLNAKATOSUR

VETULLNAKATÓSUR mb. 1. Që i ka vetullat të puqura me njëra-tjetrën. vajzë vetullnakatosur.
2. Që i mban vetullatngritura nga zemërimi a inati. Ishte me sy të zgurdulluar e vetullnakatosur.
Sin.: veullmbërthyer, vetullpërpjekur, vetullngjitur, vetullbashkuar, vetullkërleshur, vetulldrizë.

VETULLNAKATOSUR

VETULLNAKATÓSUR,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që i ka vetullat të puqura me njëra-tjetrën.
2. Ai që mban vetullatngritura nga zemërimi a inati. I shqeu sytë ai vetullnakatosuri.
Sin.: veullmbërthyer, vetullpërpjekur, vetullngjitur, vetullbashkuar, vetullkërleshur, vetulldrizë.

VETULLNAKATOSUR

VETULLNAKATÓSUR,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ajo që i ka vetullat të puqura me njëra-tjetrën.
2. Ajo mban vetullatngritura nga zemërimi a inati, e zemëruar. Ishte me sy të shqyer ajo vetullnakatosura.
Sin.: veullmbërthyer, vetullpërpjekur, vetullngjitur, vetullbashkuar, vetullkërleshur, vetulldrizë.


Rezultate të ngjashme

VÉTULL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e fytyrës mbi sy, që është pak e ngritur dhe e mbuluar me një hark qimesh të dendura; harku i qimeve mbi gropën e syrit. Me vetulla të zeza (të tr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÉTULLII ndajf. Duke e zënë anën e pëlhurës që të mos i dalin fijet: E qepa vetull.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETULL- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “vetull”; “me vetulla...”, “që i ka vetullat... ” (p.sh.: vetullhollë “që i ka vetullat të holla”; po ashtu vetull…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETULLÁK,~E mb. Vetullan.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETULLÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Vetullan.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETULLÁN,~E mb. 1. Që i ka vetullat të trasha e të gjata, me vetulla të dendura e të mbledhura. Djalë vetullan. Grua vetullane.2. fig. Që ka pamje të rëndë e krenare. Burrë vetulla…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETULLÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që i ka vetullat të trasha e të gjata, me vetulla të dendura e të mbledhura. Ai vetullani kishte një hije të rëndë.2. fig. Ai që ka pamje të rëndë …

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETULLÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Zdrukth i posaçëm që përdoret për të bërë vana në dërrasë. Vetullar për vana. I bëri dërrasës vana me vetullar.Sin.: zdrukth, qoshtere, zdrug, vetull, b…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETULLÍM,~I m. 1. Veprimi kur vetulloj një dërrasë a dru që të puthitet me një dërrasë a me një dru tjetër. Vetullimi i dërrasave. U bëri një vetullim për së gjati dërrasave.2. Vën…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETULL/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I bëj dërrasës a drurit një ulluk për së gjati që të puthitet me një dërrasë a me një dru tjetër, i bëj një vanë. Vetulloi dërrasën.2. I vë shtr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.