Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VETULLKALÉSH,~E mb. Që i ka vetullat të trasha e të zeza; vetulltrashë, vetullzi. Mustaqelesh e vetullkalesh. Burrë vetullkalesh. Grua vetullkaleshe.
✱Sin.: vetulltrashë, vetullan, vetullzi, vetullbashkë.
VETULLKALÉSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i ka vetullat të trasha e të zeza; vetulltrashë, vetullzi. Ai ishte vetullkaleshi me famë në krahinë.
✱Sin.: vetulltrashë, vetullan, vetullzi, vetullabashkë, kalesh.
VÉTULL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e fytyrës mbi sy, që është pak e ngritur dhe e mbuluar me një hark qimesh të dendura; harku i qimeve mbi gropën e syrit. Me vetulla të zeza (të tr…
Shfaq përkufizimin e plotë →VÉTULLII ndajf. Duke e zënë anën e pëlhurës që të mos i dalin fijet: E qepa vetull.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETULL- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “vetull”; “me vetulla...”, “që i ka vetullat... ” (p.sh.: vetullhollë “që i ka vetullat të holla”; po ashtu vetull…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETULLÁK,~E mb. Vetullan.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETULLÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Vetullan.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETULLÁN,~E mb. 1. Që i ka vetullat të trasha e të gjata, me vetulla të dendura e të mbledhura. Djalë vetullan. Grua vetullane.2. fig. Që ka pamje të rëndë e krenare. Burrë vetulla…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETULLÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që i ka vetullat të trasha e të gjata, me vetulla të dendura e të mbledhura. Ai vetullani kishte një hije të rëndë.2. fig. Ai që ka pamje të rëndë …
Shfaq përkufizimin e plotë →VETULLÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Zdrukth i posaçëm që përdoret për të bërë vana në dërrasë. Vetullar për vana. I bëri dërrasës vana me vetullar.✱Sin.: zdrukth, qoshtere, zdrug, vetull, b…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETULLÍM,~I m. 1. Veprimi kur vetulloj një dërrasë a dru që të puthitet me një dërrasë a me një dru tjetër. Vetullimi i dërrasave. U bëri një vetullim për së gjati dërrasave.2. Vën…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETULL/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I bëj dërrasës a drurit një ulluk për së gjati që të puthitet me një dërrasë a me një dru tjetër, i bëj një vanë. Vetulloi dërrasën.2. I vë shtr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë