Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VÉTULL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pjesa e fytyrës mbi sy, që është pak e ngritur dhe e mbuluar me një hark qimesh të dendura; harku i qimeve mbi gropën e syrit. Me vetulla të zeza (të trasha, të holla). Me vetulla kaleshe (leshatore). Mblodhi (rrudhi, uli) vetullat. Shkulin (heqin) vetullat. E shikonte nën vetulla (fig.) e shikonte me inat
2. Harku a qemeri i diçkaje; send a pjesë sendi që ka trajtën e një harku. Vetulla e urës.
3. Rriskë buke, byreku etj. nga pjesa e thembrës; anë, pjesë a copë e diçkaje; rrip. Një vetull buke. Vetull revanie (byreku). Mbeti një vetull are pa korrur. Bënë nga një vetull qilimi.
4. Strehë shkëmbi në mal; streha e shtëpisë a e një ndërtese. Vetull mali. Vetulla e kodrës. Vetulla e gjerbave.
5. Ana a buza e ngritur me dhe ose me gurë e një vije uji, e një rruge etj.; rreshti i tjegullave që shtrihet gjatë mahisë nga kulmi i çatisë në strehë; maja e një mullari me bar. I bëri vetullën vijës. I hoqi vetullën mullarit.
6. Thikë e vogël e kthyer, me të cilën gërryejnë fundin e fuçisë a të një ene tjetër prej druri. E gdhendi me vetull.
7. Vanë në një dërrasë. I vuri dërrasat vetull me vetull.
8. Pjesa e sipërme e barit të thatë, që është e kalbur a e djegur prej diellit. T’ia heqim vetullën e ta vëmë në mullar.
9. Ana e një pëlhure a e një qilimi, e qepur në atë mënyrë që të mos dalin fijet; rrip i hollë pëlhure që i vihet gunës poshtë që të mos i dalin fijet; qemer. I qepi vetullën qilimit. Ia vuri vetullën gunës.
10. Vetullar. Vetullar për vana.
✱Sin.: hark, qemer, strehë, anë, rrip, buzë, vanë, vetullar, rriskë.
♦ I ranë (iu varën) vetullat (dikujt) u zemërua, u pezmatua; u ngrys, u zymtua; i vari (i lëshoi) buzët (një pëllëmbë). E ka gjakun në vetull të syrit (dikush) shih e ka shpirtin në fyt (dikush). Të merr *gjak në vetull (dikush). M’u nxinë vetullat shih m’u nxi faqja. Kur të piqet *qepalla me vetull. Rrudhi (vari) vetullat (dikush) u zemërua, pezmatua; u vrenjt në fytyrë, u ngrys, u zymtua; rrudhi (ngrysi) ballin. Të shkul vetullat e të ha petullat (dikush) iron. është hajdut i regjur, të zhvat e nuk e merr vesh. Në vend që t’i vinte vetulla i nxori sytë (diçkaje) në vend që ta bënte më mirë diçka a ta ndreqte, e bëri më keq a e prishi fare.
VETULL- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “vetull”; “me vetulla...”, “që i ka vetullat... ” (p.sh.: vetullhollë “që i ka vetullat të holla”; po ashtu vetull…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETULLÁK,~E mb. Vetullan.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETULLÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Vetullan.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETULLÁN,~E mb. 1. Që i ka vetullat të trasha e të gjata, me vetulla të dendura e të mbledhura. Djalë vetullan. Grua vetullane.2. fig. Që ka pamje të rëndë e krenare. Burrë vetulla…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETULLÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që i ka vetullat të trasha e të gjata, me vetulla të dendura e të mbledhura. Ai vetullani kishte një hije të rëndë.2. fig. Ai që ka pamje të rëndë …
Shfaq përkufizimin e plotë →VETULLÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Zdrukth i posaçëm që përdoret për të bërë vana në dërrasë. Vetullar për vana. I bëri dërrasës vana me vetullar.✱Sin.: zdrukth, qoshtere, zdrug, vetull, b…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETULLÍM,~I m. 1. Veprimi kur vetulloj një dërrasë a dru që të puthitet me një dërrasë a me një dru tjetër. Vetullimi i dërrasave. U bëri një vetullim për së gjati dërrasave.2. Vën…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETULL/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I bëj dërrasës a drurit një ulluk për së gjati që të puthitet me një dërrasë a me një dru tjetër, i bëj një vanë. Vetulloi dërrasën.2. I vë shtr…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETULL/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Lëviz vetullat, i bëj shenjë dikujt me sy e me vetulla.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETULLÓR,~EI mb. Që i ka vetullat të trasha. Burrë vetullor. Grua vetullore.✱Sin.: vetulltrashë, vetullan.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë