Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VÉT/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është vetëm një; që s’ka tjetër të tillë si ai a si ajo (për fëmijë, vëlla ose motër); që s’ka tjetër të tillë. Djalë (bir, fëmijë) i vetëm. Vajza (bija, motra) e vetme. Kopja e vetme. Shpresa (mundësia) e vetme. Është i vetmi për (në)... dallohet mbi të gjithë, s’ka shok. E ruan si syrin e vetëm. Është kopja e vetme që ka biblioteka.
2. Që ka mbetur vetëm, që s’ka njerëz të afërm a farefis; që s’ka familje; që s’ka ndonjë që ta ndihmojë a të kujdeset për të; i vetmuar. Fill i vetëm. Ishte i vetëm. Jetonte i vetëm. Mbeti i vetëm.
3. Që është i veçuar nga të tjerët, që nuk rri bashkë me të tjerët, që ndahet veçan; që është pa shokë a pa shoqërues; që nuk ka ndonjë tjetër aty pranë. Udhëtar i vetëm. Edhe një i vetëm edhe vetëm një. Delen e vetme e ha ujku. (fj.u.).
4. Që është një i tërë dhe i pandarë; i bashkuar. Si një trup i vetëm. Shkruhet si një fjalë e vetme.
5. Që është i njëllojtë për të gjithë, i përbashkët; i njësuar. Një gjuhë e vetme standarde. Kanë një qëllim të vetëm. Një komb, një gjuhë.
6. Askush tjetër a asgjë tjetër përveç këtij ose kësaj, vetëm ky ose ajo (përdoret në trajtë të shquar përpara emrave). E vetmja kafshë në botë. I vetmi njeri që do. E vetmja dëshmi që njihet. I vetmi sport që më pëlqen.
7. Gjithnjë i njëjtë, i pandryshuar. Rrinte në një vend të vetëm.
✱Sin.: i panjeri, i pagjind, i pakënd, i shkretë, shkretan, derëshuar, i vetmuar, fillikat, fill, i mjerë, i gjorë, kukudh, tek, një.
♦ (E ruaj) si *qorri syrin e vetëm (dikë a diçka). (E ruaj) si *syrin e vetëm (dikë). Një *trup i vetëm.
VETËM ndajf. 1. Pa familje, pa të afërm a farefis; duke mos pasur njeri që ta ndihmojë e ta përkrahë. I vdiqën të gjithë, ka mbetur vetëm.
2. Veçan a ndaras nga të tjerët, jo bashkë me të tjerët; pa shokë a shoqërues, pa asnjë njeri aty pranë; pa ndihmën e të tjerëve. Vetëm fillikat (fill). Vetëm për vetëm krejt vetëm. Banonte (jetonte, rrinte) vetëm. Qëndronte vetëm. Shkoi vetëm. E përballon vetëm.
VETËM pj. 1. Veç..., (përdoret për të veçuar një fjalë, një sintagmë a një fjali ose për të kufizuar kuptimin e tyre). Vetëm ai e di. Vetëm ti mund të më ndihmosh. Dëgjohej vetëm zhurma e përroit. Doli vetëm me këmishë. Rrinte vetëm në një vend.
2. Veç..., (përdoret në fjalitë dëshirore e urdhërore për të theksuar ose për të përforcuar më shumë dëshirën, miratimin a urdhrin e shprehur). Vetëm të kishte fituar! Vetëm ik! Vetëm të ishte nisur! Vetëm në mos ardhtë! Vetëm shko, mos prit.
VETËM lidh. Po..., mirëpo..., megjithatë..., veç... (përdoret për të lidhur dy fjali a dy gjymtyrë të njëjta të fjalisë, prej të cilave e dyta theksohet me shumë se e para ose shpreh kundërshtim ndaj asaj që përmbahet në të parën). Filmi ishte i bukur, vetëm ca i shkurtër. Jo vetëm (që)..., por edhe... Jo vetëm që..., porse... jo vetëm..., por edhe... Vetëm e vetëm (përdoret për të përforcuar shprehjen e një kufizimi).
VETMÍM,~I m. vet. nj. Veprimi kur vetmoj dikë a kur vetmohem. Vetmimi i vetvetes. Vetmimi është i rëndë. Mos e provofsh vetmimin (ur.)!✱Sin.: veçim, ndarje, veçantim.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETMÁN,~E mb. Që ka mbetur vetëm, që s’ka kënd; që rri i veçuar, vetmitar. Njeri vetman. Grua vetmane.✱Sin.: i vetmuar, i veçuar, rrëzak, kallogjer, murg.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETMÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka mbetur vetëm, që s’ka kënd; ai që rri i veçuar, vetmitar. Ai vetmani rri (jeton) vetem.✱Sin.: vetmitar, rrëzak, kallogjer, murg.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETMÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka mbetur vetëm, që s’ka kënd; ajo që rri e veçuar, vetmitare. Ajo vetmania është njeri pa njeri.✱Sin.: vetmitare, qyqare.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÉTMAS ndajf. Vetëm. Rri vetmas. Jeton vetmas. Flinin vetmas.✱Sin.: vetëm, veç.
Shfaq përkufizimin e plotë →VET/ME,~MJA (e) f. sh. ~, ~MET (të) Të qenët e vetme, ajo që ka mbetur vetëm, që s’ka njerëz të afërm a farefis; që s’ ka familje; që s’ka kënd tjetër që ta ndihmojë a të kujdeset …
Shfaq përkufizimin e plotë →VETM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të qëndrojë e të jetojë veç nga të tjerët e largoj prej tyre, e lë vetëm dikë, veçoj, ndaj.2. Bëj që ta ndiejë vetminë, të duket i vetmuar. F…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETMÓR,~E mb. Që bëhet vetëm, që nuk bëhet në bashkëveprim me të tjerë. Garë (stërvitje) vetmore. Përgatitje vetmore. Veprime vetmore (usht.). Qitje vetmore (usht.).
Shfaq përkufizimin e plotë →VETMÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që rri a jeton vetëm; ai që s'ka të afërm e farefis; vetmitar, i vetmuar. Jeta e vetmorit. Ai vetmori është njeri pa njeri.✱Sin.: vetmitar, vetman, rrëz…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETMÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që rri a jeton vetëm; ajo që s'ka të afërm e farefis; vetmitare, e vetmuar. Ajo vetmorja bën një jetë të vështirë.✱Sin.: vetmitare, rrezake, vetmane…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë