Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VETJÁK,~E mb. 1. Që i përket një njeriu të vetëm, që është pronë vetëm e një njeriu, që nuk është i përbashkët, personal, individual; kund. i përbashkët. Pronë vetjake. Pasuri vetjake. Emri vetjak emri i një njeriu. Shtëpi vetjake. Armë vetjake.
2. edhe drejt. Që ka të bëjë vetëm me një njeri, që lidhet vetëm me jetën, me familjen a me interesat e një njeriu të veçantë, personal; kund. i përgjithshëm. Interes vetjak. Çështje (nevoja, kërkesa) vetjake. Jeta vetjake. Paprekshmëria vetjake (drejt.). Për arsye vetjake.
3. Që kryhet nga një njeri i caktuar, që vjen nga një njeri; që është karakteristik për një njeri të vetëm; që bëhet për veten; personal; kund. i përgjithshëm. Nismë vetjake. Mendim vetjak. Përvojë vetjake. Shembulli vetjak. Aftësi vetjake. Higjiena vetjake.
4. spec. Që është karakteristik vetëm për një send të caktuar, që nuk lidhet me diçka tjetër; i vet. Vlera (pesha) vetjake e diçkaje.
✱Sin.: i vet, personal, individual.
VETJAKËSÍ,~A f., libr. Të qenët vetjak; veçanti.✱Sin.: veçanti, veçori.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë