Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VETIDENTIFIK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Identifikoj veten se kush jam para të tjerëve duke u prezantuar vetë ose në bazë të të dhënave të ndryshme ose të gjurmëve që kam lënë etj. U vetidentifikua me dokumentet që dispononte.
VETIDENTIFIK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Identifikoj veten, duke treguar se kush jam duke u njëjtësuar me një dokument (kartë identiteti, pasaportë etj.) për të vërtetuar a argumentuar që jam unë. U vetidentifikua me pasaportën e tij.
✱Sin.: njëjtësohem, njëjtëzohem, barazohet, njëmendem.
VETIDENTIFIKÍM,~I m. Veprimi kur vetidentifikohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETIDENTIFIKÍM,~I m. Veprimi kur vetëidentifikohem. Vetidentifikim i vetvetes. Vetidentifikim me dokumente (kartë, pasaportë etj.).✱Sin.: njëjtëzim, barazim.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETIDENTIFIKÚAR (i, e) mb. Që është vetidentifikuar.✱Sin.: i njëjtësuar, i njëjtëzuar, i barazuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETIDENTIFIKÚES,~E mb. I vetidentifikuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETIDENTIFIKÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që identifikohet vetë në bazë të të dhënave që paraqet (kartë, pasaportë etj.). Vetidentifikues i vetvetes.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETIDENTIFIKÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që identifikohet vetë në bazë të të dhënave që paraqet (kartë, pasaportë etj.). Vetidentifikuese e vetvetes.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë