Fjalori
VETI

VETÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. filoz. Cilësia e një sendi a e një dukurie, që shfaqet kur bashkëvepron me sende a me dukuritjera dhe që e dallon ose e afron me to. Veti thelbësore (jothelbësore). Vetitë e sendit. Vetitë e qenievegjalla. Vetitë e ekonomisëtregut. Vetitë e vetadministrimit.
2. Cilësi dalluese e dikujt a e diçkaje, tipar kryesorkarakterizon një njeri, një kafshë, një bimë a një send; cilësi e natyrshme dhe e përhershme e dikujt a e diçkaje. Vetimira (të këqija). Veti e veçantë. Vetitë kimike (fizike) të një metali. Vetitë e karakteritnjeriut (psikol.). Vetia plastike e trurit (psikol.). Lëndë me veti shëruese.
Sin.: tipar, veçori, dallojë, dhurëti, virtyt, prirje, karakteristikë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: VET
VET

VET (i, e) përem. sh. ~, ~A (të) 1. I tij ose i saj (kur ka të bëjë me kryefjalën e fjalisë). E ka djalin e vet. I ka njerëzit e vet. E pa me sytë e vet. E tha me gojën e vet. Mori gjënë e vet. Rrinteshtëpinë e vet. Çdo gjë në vend të vet. I tha nga ana e vet. Guri është i rëndëvend të vet. (fj. u.).
2. spec. është karakteristik vetëm për një sendcaktuar, vetjak4. Pesha e vet është njëri ndër treguesit.
Sin.: i tij, i saj, i tyre, vetjak.
Nuk i beson as *këmishës së vet (dikush). S’u beson as *syve të vet (dikush). Bën me *kokë (me krye) të vet (dikush). Bën si në *oborrin e vet (dikush). Bën si në *shtëpi të vet (dikush). Ra në *amë të vet (dikush). Ka dalë në *bukë të vet (dikush). Doli nga *guaska (e vet) (dikush). Doli në *tym të vet (dikush). Nuk do *lëkurën e vet (dikush) keq. Ecën drejt *hundës (së vet) (dikush). Fërgohet (skuqet, tiganiset) me *dhjamin e vet (dikush). Fërgohet (skuqet, tiganiset) në *lyrën e vet (dikush). I fryn *lugës së vet (dikush). Fshihet pas *gjuhës së vet (dikush). Nuk fshin dot *hundët e veta (dikush) përb. Fshin *oborrin e vet (dikush). *Gur i rëndëvend të vet. Fshihet pas *hijes së vet (dikush). Ha nga *dhjami i vet (dikush). Ha *këmbët e veta (dikush). Hëngri *kryet e vet (dikush) keq. (Është) në *ditët e veta. Ka frikë nga *hija e vet (dikush). Pastë *hijen e vet! (dikush) keq. Nuk i ka *mendtëveta (dikush). E mat me *kutin (me metrin) e vet (dikë a diçka). Matet me *hijen e vet (dikush). Mbahet pas flokëve të vet (dikush) iron. E mban nën *hijen e vet (dikë). Mban *vendin e vet (dikush). U mbyll në *guaskën e vet (dikush). Është mbyllur në *lëvozhgën e vet (dikush). E ndez zjarrin në *vatrën e vet (dikush). Ngatërrohet me *kapistrën e vet (dikush) tall. Ngrohet në *leshin e vet (dikush). I pëlqen *mendja (e vet) (dikujt). Plasi në *lëkurën e vet (dikush) keq. E quaj me *emrin e vet (diçka). E preu në *bukë të vet (dikë). Ruan *lëkurën (e vet) (dikush) keq. Shkon në *bukë të vet (dikush). Tërheq nga *ana e vet (dikush). I trembet *hijes së vet (dikush) keq. Nuk shehlarg (më tutje) se *hunda e vet (përtej hundës së vet) (dikush). Shkoi në *rrënjë të vet (dikush) keq. Sheh *rrugën (udhën) e vet (dikush). Shikon *tymin e vet (dikush). Sheh udhën (*rrugën) e vet (dikush). Varet nga *këmbët e veta (dikush). S’u beson as *syve të vet (dikush). Zihet në *lëngun e vet (dikush).

VET

VET,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) qenët i tij; njeri me të cilin dikush ka lidhje gjaku, farefisnie, miqësie etj., njeriu, të cilin dikush e do dhe i beson shumë. I ka të vetët. Shkoi tek te vetët.

VET

VET,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) qenët e saj; vajzë a grua me të cilin dikush ka lidhje gjaku, farefisnie, miqësie etj., njeriu, të cilin dikush e do dhe i beson shumë. Ato i ka shoqevetat. I ka të vetat.


Rezultate të ngjashme

VETÍMAS ndajf. Vetëtimthi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETÍMÓR,~E mb. I vetëtimshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETÍMSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I vetëtimshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETÍMSH/ËM ndajf. Vetëtimthi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETÍNG,~U m., zyrt. Proces kontrolli i hollësishëm për zyrtarët publikë, që në një shtet të së drejtës bëhet normalisht nga institucionet ligjzbatuese. Kaloi vetingun. Është në vet…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është veti e dikujt a e diçkaje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETÍU ndajf. 1. Vetë, pa ndonjë shkak, shtytës a ndikim të jashtëm; në mënyrë të vetvetishme. U ndez (mori flakë) vetiu. U rrëzua vetiu. Vdiq vetiu. U hap vetiu (plaga). Plaga u mb…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETIZOLÍM,~I m. 1. Veprimi kur vetizolohem. Vetizolim i vetvetes. Vetizolimi e ka shkëputur nga mjedisi ku jeton. Vetizolimi i ka lënë vetëm. Vetizolimi i ka shkëputur nga shokët.2…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETIZOL/ÓHEM jovep., ~ÓVA, (u), ~ÚAR libr., vetv. 1. Veçohem vetë nga të tjerë a nga një mjedis ku jetoj; mënjanohem; mbetem vetëm, mbetem i veçuar; mbyllem në vetvete. Ai është ve…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETIZOLÚAR (i, e) mb. I vetëveçuar, i shkëputur nga të tjerët a nga mjedisi ku jeton. Njeri i vetizoluar. Vend i vetizoluar.Sin.: i veçuar, i mënjanuar, i shkëputur, i vetmuar, ve…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.