Fjalori
VETËTIN

VETËTÍ/N vep., ~U, ~RË 1. jokal., vetv., vet. v. III Flakëron për një çastqiellin me re një dritë e fortë, nga shkarkimet elektrikeatmosferë, ka vetëtima; shkreptin. Vetëtin përjashta. Ka vetëtirë gjithë natën. Sonte ka vetëtirë e bubullirë shumë. Po s’vetëtiu, nuk gjëmon. (fj. u.).
2. jokal., vetv. Ndriçon me një dritëfortë, shkëlqen si vetëtimë, vezullon; ndrit; shkëlqen. Vetëtinin yjet. Vetëtinte fari. Vetëtijnë llambat elektrike. Vetëtinë kordha (shpata).
3. jokal., vetv. Shkëlqen nga bardhësia a nga pastërtia. Vetëtin shtëpia (dhoma, fshati). I vetëtijnë rrobat. I vetëtinte këmisha. I vetëtinë fytyra. I vetëtinte lëkura.
4. jokal., vetv. Shprehet qartë një ndjenjë e fuqishme (gëzimi, guximi etj.); ndrit e shkëlqen fort nga një ndjenjë e fuqishme (për sytë e për fytyrën); shkreptin. I vetëtinin sytë. I vetëtinte balli (fytyra nga gëzimi).
5. fig., jokal., vetv. Vjen papritmas a përnjëherëshmendje; shfaqet diçka papritmas dhe ikën ose zhduket menjëherë. I vetëtiu një mendim (një ide, një shpresë).
6. kal., edhe vet. I E bëj diçkashkëlqejë a të ndritë nga pastërtia. I vetëtiu enët. E vetëtiu shtëpinë.
Sin.: vetëton, veton, vetëtit, flakëron, shkreptin, shkrep, shkëlqen, ndrit, ndrin, shndrit, vezullon.
I vetëtin *syri (i vetëtijnë sytë) (dikujt). Nuk i vetëtin *syri (dikujt).


Rezultate të ngjashme

VETËTÍMAS ndajf. Vetëtimthi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETËTIMÓR,~E mb. I vetëtimtë, i vetëtimshëm, vetëtitës. Shkreptimë vetëtimore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETËTIMTÁR,~E mb., poet. Që është i shpejtë si vetëtima; i rrufeshëm. Djalë vetëtimtar. Vajzë vetëtimtare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETËTÍMTË (i, e) mb. 1. Që shkrep a që shkëlqen si vetëtima. Dritë e vetëtimtë. Shkëlqim i vetëtimtë. Flakë e vetëtimtë.2. I shpejtë e i befasishëm si vetëtima; që bëhet brenda një…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETËTÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dritë e fortë që flakëron për një çast e me shpejtësi të madhe në qiellin me re, zakonisht në trajtë vijash zigzage a të degëzuara, e cila shkaktohet…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETËTÍMË mb. 1. Që është shumë i shpejtë, shumë i shkathët. Është vetëtimë nusja. Është vetëtimë djali.2. fig. Shumë i pastër; shumë i ndritshëm, dritë. Shpata e tij vetëtimë. E bë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETËTÍMË ndajf., fig. Shumë shpejt, si vetëtimë, vetëtimthi. U nis (u turr, u sul) vetëtimë. I bën punët vetëtimë.Sin.: shpejt, rrufeshëm, rrufe, menjëherë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETËTÍT jovep., ~I, ~UR vetv., vet. v. III Vetëtin.Sin.: veton, vetëtin, shkreptin, flakëron.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETËTÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vetëtit; kur ndriçon a shkëlqen diçka si vetëtima. Vetëtitje e rrufeshme. Vetëtitja e dritave (yjeve). Vetëtitja e farit. Vetëtija e kor…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETËTÍTËS,~E mb., libr. 1. Që ndriçon me një dritë të fortë, vezullues, që shkëlqe, ndriçues. Shkëlqim vetëtitës. Dritë vetëtitëse.2. Që shkëlqen nga bardhësia a nga pastërtia. Enë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.