Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VETËTÍMTHI ndajf. Shumë shpejt, si rrufeja; menjëherë, në çast, aty për aty, sa hap e mbyll sytë. U përhap vetëtimthi. Kaloi vetëtimthi. U ngrit (u largua) vetëtimthi. U sul (u turr) vetëtimthi. E kuptoi vetëtimthi. Iu përgjigj vetëtimthi.
✱Sin.: flakërimthi, vetëtimë, rrufeshëm, rrufe, menjëherë, rrëmbimthi, aty për aty, sa hap e myll sytë.
VETËTÍMAS ndajf. Vetëtimthi.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËTIMÓR,~E mb. I vetëtimtë, i vetëtimshëm, vetëtitës. Shkreptimë vetëtimore.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËTÍMTË (i, e) mb. 1. Që shkrep a që shkëlqen si vetëtima. Dritë e vetëtimtë. Shkëlqim i vetëtimtë. Flakë e vetëtimtë.2. I shpejtë e i befasishëm si vetëtima; që bëhet brenda një…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËTÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dritë e fortë që flakëron për një çast e me shpejtësi të madhe në qiellin me re, zakonisht në trajtë vijash zigzage a të degëzuara, e cila shkaktohet…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËTÍMË mb. 1. Që është shumë i shpejtë, shumë i shkathët. Është vetëtimë nusja. Është vetëtimë djali.2. fig. Shumë i pastër; shumë i ndritshëm, dritë. Shpata e tij vetëtimë. E bë…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËTÍMË ndajf., fig. Shumë shpejt, si vetëtimë, vetëtimthi. U nis (u turr, u sul) vetëtimë. I bën punët vetëtimë.✱Sin.: shpejt, rrufeshëm, rrufe, menjëherë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËTÍ/N vep., ~U, ~RË 1. jokal., vetv., vet. v. III Flakëron për një çast në qiellin me re një dritë e fortë, nga shkarkimet elektrike në atmosferë, ka vetëtima; shkreptin. Vetëti…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËTÍT jovep., ~I, ~UR vetv., vet. v. III Vetëtin.✱Sin.: veton, vetëtin, shkreptin, flakëron.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËTÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vetëtit; kur ndriçon a shkëlqen diçka si vetëtima. Vetëtitje e rrufeshme. Vetëtitja e dritave (yjeve). Vetëtitja e farit. Vetëtija e kor…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËTÍTËS,~E mb., libr. 1. Që ndriçon me një dritë të fortë, vezullues, që shkëlqe, ndriçues. Shkëlqim vetëtitës. Dritë vetëtitëse.2. Që shkëlqen nga bardhësia a nga pastërtia. Enë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë