Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VETËQÚAJTUR (i, e) mb., edhe keq. 1. Që i ka vënë vetes një emër a një titull, i cili nuk i përket ose nuk i përgjigjet së vërtetës; që e quan veten ashtu; që vetëquhet; që kërkon t'u mbushë mendjen të tjerëve se është i tillë ose i atillë; i ashtuquajtur. Politikani i vetëquajtur patriot.
2. Ai që vetëquhet. Grindavec i vetëquajtur mbret.
VETËQÚAJ vep., ~TA, ~TUR keq., kal. I vë dikujt a diçkaje një emër a një titull që mendoj unë vetë për një arsye a qëllim të caktuar, por që nuk i përgjigjet së vërtetës, e quaj vetë dikë a diçka me një emër që nuk shpreh natyrën, përmbajtjen a vlerën e vërtetë të dikujt a të diçkaje. E vetëquajti patriot (veteran). E vetëquajti gjeneral.
VETËQÚAJ vep., ~TA, ~TUR keq., kal. I vë dikujt a diçkaje një emër a një titull që mendoj unë vetë për një arsye a qëllim të caktuar, por që nuk i përgjigjet së vërtetës, e quaj ve…
Shfaq përkufizimin e plotë →►VETËQÚ/HEM jovep., ~AJTA (u), ~AJTUR keq., vetv. I vë vetes një emër a një titull, i cili nuk më takon ose nuk përputhet me të vërtetën; e quaj veten të tillë ose të atillë. Vetëq…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë