Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VETËPUNËSÚAR (i, e) mb. Që është vetëpunësuar, që ka gjetur punë vetë. Ai është i vetëpunësuar. Ajo është e vetëpunësuar në fermën e saj.
VETËPUNËSÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është i vetëpunësuar.
VETËPUNËSÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është e vetëpunësuar.
VETËPUNËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Gjej punë vetë; gjej punë për vete. Është i vetëpunësuar. U vetëpunësua në një kompani. Ishte i papunë, por tani është vetëpunësuar.
2. Punoj në pronën time (prodhuese ose shërbyese), punoj për vete, jo për dikë tjetër dhe paguaj detyrimet ligjore ndaj shtetit nga të ardhurat e fituara nga veprimtaria ekonomike. Është vetëpunësuar në pronën (fermën) e tij.
VETËPUNËSÍM,~I m. 1. Veprimi kur vetëpunësohem. Vetëpunësimi në fermën e tij.2. Formë e punësimit ku i vetëpunësuari gjen punë vetë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËPUNËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Gjej punë vetë; gjej punë për vete. Është i vetëpunësuar. U vetëpunësua në një kompani. Ishte i papunë, por tani është vetëpunësuar.2…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë