Fjalori
VETËNGARKOHET

VETËNGARK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Ngarkohet vetë, në mënyrë automatike një automjet, vinçi, ekskavatori, kamioni; vagoni etj.; kund. vetëshkarkohet.


Rezultate të ngjashme

VETËNGARKÍM,~I m., tek. Veprimi kur vetëngarkohet diçka. Vetëngarkimi i automjeteve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETËNGARKÚES,~E mb., tek. Që ngarkon barrën vetë në mënyrë automatike; kund. vetëshkarkues. Vinç vetëngarkues. Makinë korrëse vetëngarkuese. Lopatë vetëngarkuese (min.)

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETËNGJÍZ/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III 1. Ngjizet vetë, mpikset, trashet dhe bëhet si i ngrirë një lëng, si qumështi kur bëhet kos, gjella etj.; bëhet si pelte gjaku ku…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETËNGJÍZJ/E,~A f. Veprimi kur vetëngjizet a mpikset diçka. Vetëngjizja e kosit. Vetëngjizja e fetusit (embrionit, foshnjës).

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETËNGJÍZUR (i, e) mb. Që është vetëngjizur a është mpiksur vetiu. Gjak i vetëngjizur. Embrion i vetëngjizur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETËNGRÍTËS,~E mb., tek. Që ngrihet vetë, në mënyrë automatike. Vinç vetëngritës. Makineri vetëngritëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETËNGRÓH/ET jovep., ~(u), ~UR tek., vetv. Vetëndizet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETËNGRÓHJ/E,~AI f., spec. Ngrohja e diçkaje vetë kur takohet me oksigjenin e ajrit; vetëndezje, vetëdjegje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETËNGRÓHJ/E,~AII f., biol. Dukuri e ndërlikuar biologjike dhe mikrobiologjike që përftohet kryesisht në produkte ushqimore si rrjedhojë e rritjes së lagështisë dhe të temperaturës…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.