Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VETËNGARKÍM,~I m., tek. Veprimi kur vetëngarkohet diçka. Vetëngarkimi i automjeteve.
VETËNGARK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Ngarkohet vetë, në mënyrë automatike një automjet, vinçi, ekskavatori, kamioni; vagoni etj.; kund. vetëshkarkohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËNGARKÚES,~E mb., tek. Që ngarkon barrën vetë në mënyrë automatike; kund. vetëshkarkues. Vinç vetëngarkues. Makinë korrëse vetëngarkuese. Lopatë vetëngarkuese (min.)
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËNGJÍZ/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III 1. Ngjizet vetë, mpikset, trashet dhe bëhet si i ngrirë një lëng, si qumështi kur bëhet kos, gjella etj.; bëhet si pelte gjaku ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËNGJÍZJ/E,~A f. Veprimi kur vetëngjizet a mpikset diçka. Vetëngjizja e kosit. Vetëngjizja e fetusit (embrionit, foshnjës).
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËNGJÍZUR (i, e) mb. Që është vetëngjizur a është mpiksur vetiu. Gjak i vetëngjizur. Embrion i vetëngjizur.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËNGRÍTËS,~E mb., tek. Që ngrihet vetë, në mënyrë automatike. Vinç vetëngritës. Makineri vetëngritëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËNGRÓH/ET jovep., ~(u), ~UR tek., vetv. Vetëndizet.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËNGRÓHJ/E,~AI f., spec. Ngrohja e diçkaje vetë kur takohet me oksigjenin e ajrit; vetëndezje, vetëdjegje.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËNGRÓHJ/E,~AII f., biol. Dukuri e ndërlikuar biologjike dhe mikrobiologjike që përftohet kryesisht në produkte ushqimore si rrjedhojë e rritjes së lagështisë dhe të temperaturës…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë