Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VETËMOHÚES,~E mb. Që flijon veten dhe interesat vetjake për të mirën e përgjithshme, që punon a që lufton me vetëmohim; që shpreh vetëmohim; që kërkon vetëmohim. Njeri vetëmohues. Me frymë vetëmohuese. Jetë vetëmohuese. Punë (luftë) vetëmohuese. Sakrificë vetëmohuese.
✱Sin.: flijues, vetëflijues, vetëtherorizues.
VETËMOHÍM,~I m. Flijimi i vetes, vetëflijim me vetëdije e me vetëdashje për një ideal të lartë, për të mirën e përgjithshme; sakrifikimi i interesave vetjakë për të mirën e përgjit…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËMOH/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Mohoj vetveten duke u vetëflijuar për një kauzë të madhe a një ideal, flijoj vetveten, vetëflijohem me vetëdije e me vetëdashje, bëhem fli…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë