Fjalori
VETËMOHOHEM

VETËMOH/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Mohoj vetveten duke u vetëflijuar për një kauzëmadhe a një ideal, flijoj vetveten, vetëflijohem me vetëdije e me vetëdashje, bëhem fli (theror) për të mirën e përgjithshme. U vetëmohua për çlirimin e atdheut. U vetëmohua për të sjellë lirinë. U vetëmohua për një kauzëmadhe.
Sin.: vetëflijohem, vetësakrifikohem, vetëtherorizohem.


Rezultate të ngjashme

VETËMOHÍM,~I m. Flijimi i vetes, vetëflijim me vetëdije e me vetëdashje për një ideal të lartë, për të mirën e përgjithshme; sakrifikimi i interesave vetjakë për të mirën e përgjit…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VETËMOHÚES,~E mb. Që flijon veten dhe interesat vetjake për të mirën e përgjithshme, që punon a që lufton me vetëmohim; që shpreh vetëmohim; që kërkon vetëmohim. Njeri vetëmohues. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.