Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VETËMBRÓJTËS,~E mb. Që ka për qëllim të mbrojë veten me ato mundësi e mjete që ka; që bëhet për të mbrojtur veten a vendin e vet nga një armik. Masë vetëmbrojtëse. Luftë vetëmbrojtëse. Mjete vetëmbrojtëse. Veprim vetëmbrojtës.
VETËMBÍJ/SHËM (i), ~SHME (e) mb., biol. (lat. Sponteneus, ferus) Që mbin vetë me anë të farave të bimëve që bien e përhapen vetë në tokë. Bimë të vetëmbijshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËMBÍRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Mbirje vetë me anë të farave të bimëve që bien e përhapen vetë në tokë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËMBJÉLLJ/E,~A f., biol. (lat. Samina naturala) Mbjellje natyrore, e cila bëhet vetvetiu me anë të farave të bimëve, që bien e përhapen në tokë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËMBRÓ/HEM jovep., ~JTA (u), ~JTUR vetv. Mbroj veten nga një armik, sulm a rrezik, mbrohem me forcat e mia a me ato mundësi e mjete që kam. U vetëmbrojt me të gjitha forcat a mun…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËMBÚRR/EM jovep., ~A (u), ~UR libr., vetv. Mburr veten përpara të tjerëve duke i dhënë rëndësi vetes; e vlerësoj veten më tepër sesa duhet, lëvdohem. Vetëmburret para të tjerëve…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËMBÚRRJ/E,~A f., libr. Veprimi kur vetëmburrem. Vetëmburrja e vetvetes. Vetëmburrje e tepruar.✱Sin.: mburrje, lëvdatë, lëvdim, mburrësi, fryrje, krekosje.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËMBÚRRËS,~E mb., libr. Që mburr veten përpara të tjerëve duke i dhënë rëndësi vetes; duke e vlerësuar veten më tepër se sa duhet, që lëvdohet. Njeri vetëmburrës. Thëniet e tij q…
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËMBÚRRËS,~I m. sh. ~, ~IT libr. Ai që mburr veten përpara të tjerëve duke i dhënë rëndësi vetes; duke e vlerësuar veten më tepër se sa duhet, ai që lëvdohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËMBÚSHJ/E,~JA f., usht. Mbushje automatike duke futur fishekun a predhën në folenë e armës. Armë me vetëmbushje.
Shfaq përkufizimin e plotë →VETËMBÚSHËS,~E mb., usht. Që e fut fishekun a predhën në fole në mënyrë automatike. Pushkë (armë) vetëmbushëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë