Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VETËDORËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr., vetv. 1. Dorëzohem vetë tek armiku a të kundërshtari, duke e lënë veten në duart tyre, pasi kam ndërprerë luftën dhe kam dorëzuar armët. U vetëdorëzuan në duart e armikut. U vetëdorëzua pa kushte. Nuk vetëdorëzohet për kollaj (lehtë). Ushtari i plagosur nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vetëdorëzohej.
2. Dorëzohem vetë (zakonisht tek organet shtetërore, si polici, prokurori etj.), po të më kërkohet. U vetëdorëzua në polici (në prokurori).
VETËDORËZÍM,~I m. 1. Veprimi kur vetëdorëzohem tek armiku a të kundërshtari. Vetëdorëzim te armiku. Vetëdorëzim pa kushte.2. Veprimi kur vetë dorëzohem (zakonisht tek organet shtet…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë