Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VESHTULLÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Sonchus oleraceus Equisetum palusre) Bimë barishtore shumë e përhapur, me gjethe pak mishtake, me lule të verdha si kaptinëz, që rritet e dendur në toka djerrë e nëpër ledhe dhe që përmban një lëndë ngjitëse.
2. Lënda ngjitëse që del a nxirret nga kjo bimë.
✱Sin.: veshtull, yvell, dishël, kripth.
VESHTÚK,~E mb. Veshuk.
Shfaq përkufizimin e plotë →VESHTÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është veshuk.
Shfaq përkufizimin e plotë →VESHTÚK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është veshuke.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÉSHTULL,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Viscum L.) Gjini bimësh që rriten në vende me klimë të nxehtë a të butë, gjithnjë e gjelbër, me kërcell të bigëzuar dhe me gjethe të trasha…
Shfaq përkufizimin e plotë →VESHTULLÍ,~A f., bot. (lat. Viscosita; glutinosita) Të qenët veshtullor, të qenët i ngjitshëm si zam, vetia e kësaj lënde për t’u ngjitur; ngjitshmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →VESHTULLÓR,~E mb., bot. (lat. Viscosus) 1. Që ngjitet, që është si zam, i ngjitshëm. Lëndë veshtullore. Gjethe veshtullore gjethe të mbuluara me një lëng si zam.2. Që mbin e rritet…
Shfaq përkufizimin e plotë →VESHTULLORPÁKËT mb., bot. Që ka pak natyrë veshtullore. Bimë veshtullorpakët.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÉSHTULLT (i, e) mb. 1. Veshtullor. Lëndë (bimë) e veshtullt.2. fig. Që është i brishtë, që thyhet lehtë. Shihte rrjedhën e veshtullt të jetës së tij (poet.).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë