Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VESHLABÓÇ,~E mb. 1. Që i ka veshët të mëdhenj dhe të kthyer nga mesi (për cjapin dhe dhitë kryesisht). Cjap veshlaboç. Dhi veshlaboçe. Ftujak veshlaboç.
2. përçm. Që i ka llapat e veshëve të mëdha dhe me pamje të shëmtuar, veshllapush (për njerëzit). Djalë veshlaboç. Grua (vajzë) veshlaboçe.
3. fig. Që është qullan, i ngathët e i plogët, i përhumbur. Ç’burrë veshlaboç?
✱Sin.: veshmadh, pallavesh.
VESHLABÓÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Cjap me veshët të mëdhenj dhe të kthyer nga mesi. Veshlaboçi i ndahej nga tufa.
2. përçm. Ai që i ka llapat e veshëve të mëdha dhe me pamje të shëmtuar, veshllapush. Ai veshlaboçi ishte mospërfillës. Nuk e duroj dot atë veshlaboçin.
3. fig. Ai që është qullan, i ngathët e i plogët; i përhumbur. Nuk e nxjerr qimen prej qullit ai veshlaboçi.
✱Sin.: veshmadh, pallavesh.
VESHLABÓÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Dhi me veshët të mëdhenj dhe të kthyer nga mesi Veshlaboçja kishte bërë dy keca.2. përçm. Ajo që i ka llapat e veshëve të mëdha dhe me pamje të sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →VÉSHLA,~T f. vet. sh. Gjethe shalqiri, të cilat dalin në rrënjët e tij, aty ku lidh.
Shfaq përkufizimin e plotë →VESHLABÓT mb. Që i ka veshët të mëdhenj si gjethe laboti. Fëmijë veshlabot.✱Sin.: veshmadh, veshllapush, veshuk, llapush.
Shfaq përkufizimin e plotë →VESHLANGÚA mb. 1. Që i ka veshët të gjatë e të varur poshtë (për qenin e gjahut).2. shar. Që i ka veshët si llapat e veshëve të langoit; që i mban veshët ngrehur për të përgjuar (p…
Shfaq përkufizimin e plotë →VESHLANG/ÚA,~ÓI m. sh. ~ÓNJ, ~ÓNJTË 1. Qen gjahu me veshë të gjatë e të varur poshtë. Veshlangoi është i mirë për gjah.2. shar. Ai që i ka veshët si llapat e veshëve të langoit; ai…
Shfaq përkufizimin e plotë →VESHLÁSHTË mb., fig., tall. Që nuk i mbushet mendja për diçka, që nuk bindet, i pabindur; që nuk merr vesh. Njeri veshlashtë. Mendjeqoçkë (i pabindur) e veshlashtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VESHLÁSHT/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fig. tall. Ai që nuk i mbushet mendja për diçka, që nuk bindet, i pabindur; që nuk merr vesh. E ke të vështirë me atë veshlashtin.
Shfaq përkufizimin e plotë →VESHLÁSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fig. tall. Ajo që nuk i mbushet mendja për diçka, që nuk bindet, e pabindur; që nuk merr vesh. Bën si ia thotë koka (mendja) e vetë ajo veshlashta.
Shfaq përkufizimin e plotë →VESHLÁVAR,~E mb. Me veshë të lëshuar poshtë, veshvarur1,2.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë