Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VESH,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Secili nga dy organet e dëgjimit, që gjenden në të dyja anët e kokës te njeriu dhe te kafshët e larta; pjesa e jashtme prej kërceje, llapa e këtyre organeve. Veshi i jashtëm (i brendshëm, i mesëm) (anat.). Sëmundje veshësh. Dylli i veshit (anat.). Më dhemb (më ther) veshi. Ngre veshët (një kafshë). I preu veshët (një kafshe). I marr gjak në vesh (një kafshe). Bula e veshit. Më këndon (më pingëron) veshi. Vrimat e veshëve. Daullja (lodra) e veshit (anat.). Pastroj (mjekoj) veshët. I doli gjak nga veshët. Kërmilli i veshit (anat.). I shpoi veshët (për të varur vathët). Iu skuqën veshët. I shkuli veshët. E vuri cigaren mbi vesh. I ra (i erdhi) në vesh (diçka) e dëgjoi rastësisht; e mori vesh. I tha (i foli) në vesh (dikujt) i tha diçka me zë të ulët që të mos e dëgjonin të tjerët; ia tha tinëz të tjerëve. E dëgjova me veshët e mi e dëgjova unë vetë. Veshët e peshkut verzat.
2. Aftësia e njeriut për të dëgjuar; shkalla e ndjeshmërisë së këtij organi të dëgjimit; aftësi e veçantë e njeriut për të kapur e për të riprodhuar tinguj muzikorë. Ka veshë të hollë (të mprehtë) dëgjon shumë mirë. Ka veshë të rëndë (është i rëndë nga veshët) nuk dëgjon mirë. E kanë lënë veshët është shurdhuar. I erdhën veshët i erdhi dëgjimi. E mësoi me vesh një këngë. Ka vesh (për muzikë). I janë trashur veshët nuk dëgjon mirë, është shurdhuar.
3. Secila veshore e kokores a e një kapele. Veshët e kokores. Kapelë me veshë. I uli veshët.
4. Pjesë e një sendi e kthyer në trajtë harku, me të cilën e kapim atë ose e mbajmë në dorë; vjegë; dorezë. Veshët e mashës. Veshi i shtambës (i saçit). Veshët e sfurkut. Veshët e çengelit të anijes. Veshi i qerres lugu i boshtit të qerres. Tjegulla me veshë.
5. Vrima e gjilpërës ku futet peri. E shkoi në vesh të gjilpërës.
6. anat. Secila nga dy dhomëzat e sipërme të zemrës, të cilat marrin gjakun nga venat dhe e çojnë në barkushe. Veshi i majtë (i djathtë).
✱Sin.: veshore, vjegë, vegjë, verigë, rrëfanë, dorezë.
♦ Nuk u besoj veshëve çuditem shumë kur dëgjoj diçka që as mund ta mendoja a nuk e prisja, që është jashtë mendjes, që nuk shkon; më duket e pabesueshme, habitem e befasohem. M’u bë *plesht në vesh (dikush). Më bëjnë (më gënjejnë) veshët. 1. Më duket sikur dëgjoj diçka. 2. Kujtoj se..., pandeh se... I bëri veshët *çift (dikush). I bëri veshët *gërshërë (dikush). Ia bëri veshët sa të *gomarit (dikujt). I bëri veshët *katër (dikush). I bëri veshët *pipëz (dikush). Ia bëri veshët *rrogoz (dikujt). Bën një vesh *të shurdhër (shurdh) (dikush). S’ia bën veshi *tërr (dikujt). Bie *daullja në vesh të shurdhit. I ra veshit (dikush) u mendua mirë; i thirri mendjes; i vuri gishtin kokës. Më bie (më vjen) në vesh (diçka) e dëgjoj diçka rastësisht a kalimthi; marr vesh; më zë (më kap) veshi. I ranë veshët (dikujt) nuk mbahet më me të madh, nuk sillet më me mendjemadhësi, u ul; i ra hunda; e uli hundën (dikush); i ranë pendët. Të rëntë (të ardhtë) pas veshit! mallk. vdeksh!; të rëntë papandehur një fatkeqësi!, e pësofsh nga nuk e pret! (thuhet për dikë që i ka shkaktuar një tjetri një të keqe ose që gëzohet për fatkeqësinë e tjetrit); të rëntë (të ardhtë) pas qafe! I bie nëpër vesh të gjilpërës (dikush) mendohet mirë e mirë për të kuptuar diçka, mendohet thellë për ta marrë vesh për se bëhet fjalë. Më ranë veshët *rehat. Bie në vesh të shurdhër (diçka) nuk vlerësohet ose nuk dëgjohet një kërkesë a një propozim nga dikush që s’do të dëgjojë, që nuk i kushton vëmendje zërit të tjetrit; bie daullja në vesh të shurdhër. S’i ka rënë *zgjedha (në vesh) (dikujt). Curroi veshët (dikush) shih i bëri veshët pipëz (dikush). Më çau veshët (dikush) shih më çau kokën (kryet) (dikush). Më çori veshët (dikush) më mërziti shumë me fjalë që nuk m’i ka ënda t’i dëgjoj; më shurdhoi me llafe a me zhurmë; më mërziti duke kërkuar diçka vazhdimisht; më çau veshët; më shurdhoi veshët; më hëngri veshët; më çau kokën (kryet). Të daltë *lunga pas veshit! mallk. S’dëgjon nga ai vesh (dikush) nuk do që të kuptojë a nuk do që të bindet për diçka, s’do t’ia dijë për atë gjë; nuk i kushton asnjë fije vëmendje diçkaje; s’pyet, nuk shqetësohet fare; s’dëgjon andej; nuk merr vesh. Ç’po na dëgjojnë veshët! po ndodhin çudira; ngjajnë gjëra të papritura (kryesisht të papëlqyera a të turpshme). *Djalli (dreqi) e merr vesh (e di)! Më djegin veshët kam shumë turp, s’di ç’të bëj nga turpi. S’më djersin veshi (për diçka) e kam të sigurt diçka e jam i qetë; nuk shqetësohem, nuk pyes; aq më bën!; nuk e prish gjakun; s’më lagen drutë. Dreqi (*djalli) e merr vesh (e di)! Më dhembin veshët nuk dua ta dëgjoj më dikë, ndiej neveri kur e dëgjoj; më therin veshët. I fryn djalli (shejtani) në vesh (dikujt) priret për punë të këqija e për poshtërsi, sikur e nxit djalli të marrë rrugë të keqe a të bëjë keq. I fryn (i çuçurit, i pëshpërit) në vesh (dikujt) i flet dikujt kundër një tjetri, e fryn dhe e nxit fshehtas kundër tij duke i pëshpëritur fjalë a thashetheme; e kurdis dikë kundër një tjetri; merret me thashetheme. I futi (i shtiu) *pleshtat (në vesh) (dikujt). Ia futi (ia shtiu) në vesh (dikujt) i tha diçka, i bëri të ditur; i pëshpëriti diçka; ia njoftoi a ia kujtoi diçka. Gjithë (tërë) *sy e veshë. Ta ha babanë në vesh (dikush) vulg. është i zoti e trim, por edhe dinak; ta tregon qejfin; ta ndreq samarin. I hanë veshët (dikujt). 1. Jep shkak vetë që ta qortojnë, sikur e kërkon vetë që ta shajnë a ta dënojnë; i ha kurrizi (shpina, rruaza). I vjen për t’u grindur me dikë, do sherr; i hanë brirët. Më hëngri veshët (dikush) më mërziti shumë duke folur për diçka a duke kërkuar diçka vazhdimisht, s’e dëgjoj dot më; më çau veshët; më çori veshët. Hapi veshët (dikush) u vu të dëgjojë me kujdes e me vëmendje të madhe, rri ngrehur për të kapur çdo fjalë a çdo zhurmë; vuri vesh (veshin); i vuri veshin (dikujt); mbajti vesh; rri me veshë ngritur; rri me veshë ngrehur; rri me veshë përpjetë; rri me veshët bigë; i bëri veshët pipëz. I hoqi (i shkuli) veshin (veshët) (dikujt) e qortoi dikë për një gabim, për një veprim a për një punë jo të mirë; i dha një dënim të lehtë; ia skuqi veshët; e zuri (e kapi) nga (për) veshi (dikë). Më sa hyn *bualli në veshin (në vrimën) e gjilpërës! S’i hyn në vesh (dikujt) nuk do që të dëgjojë; nuk kupton; s’merr vesh (dikush). Është *fodull nga veshët (dikush) keq. Është *i rëndë nga veshët (dikush). Ia dha veshët në *dorë (dikujt). Kalon (shkon) nëpër vesh të gjilpërës (dikush) shih kalon (shkon) nëpër vrimë të gjilpërës (dikush). Ka *mizën pas veshi (dikush). E ka *plesht në vesh (dikë). I ka veshët *bilbil (dikush). I ka veshët *të hollë (dikush). I ka veshët *të mprehtë (dikush). I ka veshët *pipëz (pipë) (dikush). I ka veshët *të rëndë (dikush). E kam vesh tigani (dikë) iron. nuk e kam të afërt, s’jam as gjake as fis. I kam veshët *të zënë. E kap (e marr) për veshi (dikë) e detyroj me zor të bëjë diçka a të shkojë diku. Më këndon veshi i djathtë ndiej se do të vijë a do të ndodhë diçka e keqe; kam një shenjë se do të dëgjoj një lajm të keq, pres një lajm të keq (sipas paragjykimeve); kund. më këndon veshi i majtë. Më këndon veshi i majtë ndiej se do të vijë a do të ndodhë diçka e mirë; kam një shenjë se do të dëgjoj një lajm të mirë, pres një lajm të mirë (sipas paragjykimeve); kund. më këndon veshi i djathtë. Kruan veshin (dikush) nuk është në gjendje të përgjigjet për një pyetje që i bëhet; rri e mendohet e s’e gjen dot; është ca i hutuar; kruan kokën. E kanë lënë veshët (dikë) është shurdhuar, ka humbur dëgjimin, nuk dëgjon më; u bë turrë (dikush). Më la pa veshë (dikush) më mërziti shumë me zhurma a me fjalë, më shurdhoi; më shurdhoi veshët. Marr vesh. 1. (diçka). Dëgjoj për diçka, mësoj; marr njoftim për diçka; më bie (më vjen) në vesh; më zë (më kap) veshi. 2. (nga diçka). E njoh një punë, një çështje a një fushë të dijes, e kuptoj, e di, ia them; marr erë; kam haber. 3. Kuptoj; e kuptoj çdo të thotë dikush; i hyj në fjalë (dikujt); i bie në bri (diçkaje). 4. (kryesisht v. III moh.). Nuk dëgjon ç’i thotë dikush dhe nuk bën ashtu, nuk bindet; s’i dëgjon koka (dikujt); s’i vë veshin (dikujt). E marr për veshi (dikë) e detyroj, e marr me forcë dikë që të pohojë a të bëjë diçka. Nuk i merr vesh (nuk i dëgjon) *koka (dikujt). Nuk i merr vesh (nuk i dëgjon) *rradakja (dikujt) thjeshtligj. Nuk mban *baltë në vesh (dikush). Nuk mban *pluhur mbi supe (në vesh) (dikush). Mbaj vesh përpiqem të dëgjoj, dëgjoj me vëmendje; pres për të dëgjuar diçka; përgjoj se çfarë thotë dikush; vë vesh (veshin); i vë veshin (dikujt a diçkaje); hap veshët; zgjat veshët; i mbaj veshët ngritur; i mbaj veshët përpjetë; i mbaj (i bëj) veshët bigë. I mbaj vesh. 1. (dikujt). E dëgjoj dikë, i bindem; i vë veshin; marr vesh. 2. (diçkaje). I kushtoj vëmendje; i vë veshin. I mban (i bën) veshët *bigë (dikush). I mban veshët *hapur (dikush). I mban veshët *kapëz (dikush). I mban veshët *ngrehur (dikush). I mban veshët *ngritur (dikush). I mban veshët *përpjetë (dikush). I mban veshët *pipëz (dikush). I mbeti *vath në vesh (dikujt). Mbyll një *sy e një vesh. Mbyll një vesh bëj sikur nuk dëgjoj diçka që nuk duhet thënë a që nuk më pëlqen; nuk e vë re, bëj lëshime, e lë të kalojë; nuk shqetësohem shumë. Mbyll veshët (para diçkaje) bën sikur nuk dëgjon e nuk vë re; nuk do të dëgjojë a të kuptojë. Merrem vesh (me dikë) kuptohem mirë me dikë; pajtohem për diçka, bie në ujdi me të, pranoj të bashkëpunoj; lidh fjalën (me dikë); dal në breg; bie në va (me dikë). Merret vesh (diçka) kuptohet vetiu, është e kuptueshme; shihet qartë; s’do mend; ta merr (ta pret) mendja; del (vjen) vetvetiu. Nuk merret vesh. 1. Nuk kuptohet ç’thotë dikush a çfarë shkruhet diku; nuk kuptohet ç’mendon a si vepron dikush. 2. Është rrëmujë e madhe diku; nuk e kupton se ç’po ndodh; s’e merr vesh (nuk e njeh) i pari të dytin; s’e njeh qeni të zotin. Nuk mban *pluhur në vesh (mbi supe) (dikush). Mprehu veshët (dikush) përpiqet të dëgjojë më mirë, përqendrohet të mos i shpëtojë asgjë; ngriti veshët; hapi veshët; i ngriti (i bëri) veshët bigë; i bëri veshët pipëz. U ndërroj *dyllin e veshëve shaka. Ngriti veshët (dikush). 1. Dëgjon me vëmendje të madhe, përgjon, rri gati për të kapur diçka me vesh; mprehu veshët; zgjati veshët; hapi veshët; i ngriti (i bëri) veshët bigë; i bëri veshët pipëz; i ngriti antenat thjeshtligj. 2. Rri në pritje për të ndërmarrë diçka; bëhet gati për të rimarrë diçka të humbur, përpiqet për të dalë përsëri në dukje. 3. Nis të mbahet më të madh; i janë rritur veshët (dikujt); i është rritur mendja (dikujt). I ngriti (i bëri) veshët *bigë (dikush). I ngriti veshët *curr (dikush). I ngre veshët *çark (dikush). I ngriti veshët *çip (dikush). Nxjerr veshët (dikush a diçka) keq. nis të dalë, fillon të duket a të shfaqet; del në shesh, zbulohet; e shfaq veten ashtu siç është; nxjerr krye. Ia preu veshët (dikujt) e bëri që të mos mbahet më të madh; e dënoi, e qortoi a e ndaloi të bëjë diçka; ia theu hundët; ia ulë hundën. Është rënduar nga veshët (dikush) nuk dëgjon mirë, ka humbur pak dëgjimin; i janë rënduar (i janë trashur) veshët (dikujt); është i rëndë nga veshët; i ka veshët të rëndë. I janë rënduar (i janë trashur) veshët (dikujt) shih është rënduar nga veshët (dikush). Nuk rreh vesh (dikush) nuk bëhet merak fare për diçka, nuk shqetësohet; nuk e vë ujin në zjarr; nuk çan kokën; nuk e prish gjakun. Rri me veshët bigë (dikush) shih rri me veshë ngritur (dikush). Rri me veshë *ngrehur (dikush). Rri me veshë *ngritur (dikush). Rri me veshë *përpjetë (dikush). I janë rritur veshët (dikujt) mbahet më të madh, kapardiset, çoç i duket vetja; i është rritur mendja; i është rritur hunda; ka ngritur hundën (përpjetë). Ia skuqi veshët (dikujt) e rrahu ose e ndëshkoi rëndë për një faj; e qortoi rëndë; e turpëroi para të tjerëve; i hoqi (i shkuli) veshin (veshët). M’u skuqën veshët u turpërova, u bëra me turp, u skuqa nga turpi. Më shkoi *plumbi te veshi (përreth veshit). Kur të shohësh *llapën e veshit. Kur të shohë *majën e veshit pa pasqyrë (dikush) iron. Kur të shohë veshët pa pasqyrë (dikush) iron. shih kur të shohë zverkun (qafën) pa pasqyrë (dikush) iron. Më shpoi veshët (dikush) shih më çori veshët (dikush). I shtiu veshët në *lesh (dikush). I shtiu veshët në *tul (dikush). Më shurdhoi veshët (dikush) më mërziti me biseda të gjata e për të njëjtën gjë, më lodhi e më mërziti duke përsëritur a duke kërkuar të njëjtën gjë, më shurdhoi; më la pa veshë; më shpoi veshët; më çau veshët; më çori veshët. E tërheq (e heq) për veshi (dikë) e qorton dhe e bën dikë që të sillet e të veprojë ashtu si duhet a siç thotë dikush, të shkojë pas tij pa u menduar e pa kuptuar; e heq (e tërheq) për hunde (për hundësh). Ta thëntë prifti (hoxha) në vesh (rrëzë veshit)! mallk. vdeksh!; të foltë (të këndoftë) prifti! Më ther veshi (më therin veshët) nuk më pëlqen ta dëgjoj dikë; më mërzit ajo që dëgjoj, s’e duroj dot; më dhembin veshët. Thyej veshin (me diçka) mësohem, nis ta përvetësoj (një muzikë, një gjuhë që flitet); aftësohem pak. E var (e vë, e mbaj, e kam) *vath në vesh (diçka). I vari (i uli) veshët (dikush). 1. U zemërua, u pezmatua; i vari (i lëshoi) buzët (një pëllëmbë). 2. Nuk mbahet më me të madh e nuk krekoset; i ranë veshët (dikujt); i ranë pendët (dikujt); e uli hundën. Nuk ia var veshin (dikujt a diçkaje) nuk i kushtoj vëmendje, nuk e përfill; nuk e pyes fare, nuk e dëgjoj, nuk i bindem; nuk i vë veshin. *Vath i florinjtë në vesh të derrit mospërf. Nga një vesh i hyn nga tjetri i del (dikujt) nuk kupton, nuk merr vesh asgjë; i flet e s’i futet a s’i mbetet gjë në kokë; nuk u vë vesh fjalëve, është indiferent; këtej i hyn andej i del. Me veshë në krahë duke pritur vazhdimisht për të dëgjuar diçka (zakonisht të keqe) me veshët ngritur. Vesh më veshI. 1. Në të gjithë fytyrën, i tëri, nga njëri vesh te tjetri. 2. Me të gjithë fytyrën; me kënaqësi të madhe. Vesh më veshII. 1. Me zë të ulët, që të mos e dëgjojë kush. 2. Nga njëri tek tjetri; gojë më gojë. Më vajti (më shkoi) goja (buza) te veshi (prapa veshit) u lodha duke folur a duke kërkuar diçka, por s’më dëgjon njeri; më vajti (më shkoi) gjuha prapa; më ra goja; më ra gjuha përtokë; më zuri gjuha (goja) lesh. Vë vesh (veshin) përpiqem të dëgjoj me kujdes; përgjoj; mbaj vesh; hap veshët; zgjat veshët; i vë veshin (dikujt a diçkaje). I vë veshin (dikujt a diçkaje). 1. Përpiqem të dëgjoj dikë a diçka, dëgjoj me vëmendje e i përqendruar; vë vesh (veshin); mbaj vesh; hap veshët. 2. Tregoj kujdes për dikë; i kushtoj vëmendje diçkaje, i jap rëndësi; nuk e lë pas dore (dikë a diçka). 3. Ia dëgjoj fjalën dikujt, i bindem, e dëgjoj; i mbaj vesh (dikujt); marr vesh (dikë). 4. E ndjek dikë a diçka, i shkoj pas; vë re. Më vret (më shpon) veshin (veshët) (diçka) më tingëllon keq në vesh; nuk më pëlqen, më mërzit diçka kur e dëgjoj. Ma zuri *cepi i veshit (diçka). Zë dhe djallin për veshi (dikush) është i guximshëm dhe shumë trim; e çan arushën; hahet me ariun. Zuri veshin (dikush) tall. 1. shih u bë tapë (dikush). 2. Fjeti, e zuri gjumi. 3. mospërf. Vdiq. Më zuri veshët (dikush) më mërziti, nuk e dëgjoj dot më (për një njeri llafazan); më çau veshët. Zë veshët (me duar). 1. Ka aq zhurmë të madhe, sa nuk duroj dot të dëgjoj më 2. Nuk dua ta dëgjoj më dikë, bëj sikur nuk e dëgjoj dhe nuk ia plotësoj kërkesat; më mërzit shumë me fjalë. Më zë (më kap) veshi (diçka) e dëgjoj paksa, e rrok me vesh; e dëgjoj rastësisht ose kalimthi; marr vesh; më bie (më vjen) në vesh. E zuri (e kapi) nga (për) veshi (dikë) e dënoi lehtë për një gabim; e qortoi për t’i treguar se ka gabuar ose për ta ndaluar që të mos sillet e të mos veprojë keq; i hoqi (i shkuli) veshin (veshët) (dikujt); ia zgjati veshët (dikujt). Zë veten për veshi (dikush) është i përmbajtur, mban qëndrim kritik ndaj vetes. Zgjati veshët (dikush) u mundua të dëgjojë një zë të largët a të dobët; u përqendrua me vëmendje me kujdes për të dëgjuar diçka që mezi dëgjohet; u vu në përgjim për të dëgjuar diçka që i intereson; ngriti veshët; vuri vesh (veshin); mbajti vesh; hapi veshët. Ia zgjat veshët (dikujt). 1. E lëvdoj më shumë nga sa e meriton, ia rrit mendjen me lëvdata. 2. E qortoj a e dënoj për një gabim; e zë (e kap) nga (për) veshi (dikë). M’u zgjatën veshët kam shumë kohë që pres për të mësuar diçka; u lodha duke përgjuar për të marrë vesh diçka; më doli mjekra. Më ziejnë veshët nuk më pëlqen më të dëgjoj diçka; mërzitem nga bisedat e gjata për të njëjtën gjë; kam humbur durimin dhe po inatosem.
VESHI vep., ~A, ~UR 1. kal. Vë një petk në trup, fut krahët, këmbët e shtatin në një rrobë të qepur dhe mbështillem a mbulohem me të; i vë dikujt në trup petkat e tij; kund. zhvesh. Vesh këmishën (pallton, xhaketën, pantallonat, jelekun). Vesh rrobat (uniformën). Veshi fëmijën. Veshi nusen (dhëndrin). I veshi këmishën (trikon). E veshi si për dimër (si për festë, si për dasmë). E veshi trashë (hollë).
2. bised., kal. E pajis dikë me rroba, i plotësoj dikujt nevojat me veshje. Ai e vesh, e mbath dhe e ushqen. Vesh familjen. E vesh dhe e ngjesh e mban mirë me rroba.
3. bised., kal. I jap dikujt një detyrë a e fut në një punë, e cila ka një veshje karakteristike; bëj; kund. zhvesh. E veshën ushtar e morën ushtar. E veshën prift. E veshën oficer.
4. kal. Vë diçka në kokë a në trup, e mbërthej a e ngjesh; kund. heq; zgjesh. Vesh kundërgazin. Vesh maskën. Veshi armët.
5. kal. E mbështjell një send me diçka për ta ruajtur, për ta zbukuruar etj., i vë një mbulesë të hollë, i hedh një shtresë ose e lyej me diçka për këtë qëllim. Vesh muret me letër. Vesh dollapin me llamarinë. Vesh derën me kadife. Vesh kolltukët. Vesh murin me mermer (me pllaka). Vesh me gome. Vesh me ar (me argjend). E vesh nga jashtë (nga brenda).
6. kal., vet. v. III E mbulon a e mbështjell me një shtresë që nuk lë të duket ç'është nën të; bën që të mbulohet me bar, me gjethe, me gjelbërim etj.; mbuloj, mbush. Avulli e veshi xhamin. E veshi mjegulla vendin. Lotët ia veshën sytë. Pranvera i veshi drurët e pemët me gjethe. E veshi tokën me bar. Të rinjtë i veshën kodrat me pemë.
7. fig., kal. I jap dikujt fuqinë e të drejtat që ka një detyrë e caktuar. E veshën me pushtet.
8. fig., keq., kal. I mbuloj përmbajtjen me fjalë e me fraza, e zbukuroj dhe e stolis me shprehje të ndryshme. E veshi me fraza të tepruara. E veshin me formula të zbrazëta (me frazeologji).
9. fig., bised., kal. Ia ngarkoj dikujt një punë a një detyrë pa e pyetur për të mos e pasur vetë si barrë, ia lë a ia hedh një tjetri, ia përplas atij. Ma veshën mua këtë punë.
10. fig., bised., kal. E quaj dikë si autor a si krijues të diçkaje që s'dihet se kush e ka bërë; e quaj diçka pa të drejtë si veti, si cilësi a si meritë të dikujt; ia ngjit ose ia ngarkoj dikujt një gabim a një faj. Atë vjershë ia veshën një shkrimtarit të panjohur. Ia veshën atij meritat (fajin). Ia veshi vetes të gjitha gabimet për të shpëtuar të tjerët. Ia veshën fajin më të voglit.
11. bised., kal. (me trajtë të shkurtër përemërore) Them diçka pa gjykuar shumë a pa menduar thellë, ia këput; ia them copë. Ia veshi në mbledhje atij. Ia veshi tjetër për tjetër foli kuturu, foli kot.
12. bised., kal. Bëj një punë shpejt e shpejt dhe shkel e shko; ia fut. Ia veshi shpejt e shpejt. Ia veshi dhe për një orë e mbaroi.
✱Sin.: mbështjell, ngjesh, farkoj, kaplladis, praroj, mbath, vishem, mbathem, mbulohet.
♦ E vesh me *cipë (dikë). U vesh me çelik(me *hekur) (dikush). Ia veshi *sytë (dikujt). Ia veshi (ia ndezi) *syve (dikujt).
VÉT/E,~JA përem. 1. Përdoret për të treguar zakonisht njeriun (më rrallë kafshën a sendin), që në të njëjtën kohë e kryen dhe e pëson një veprim; unë, ti, ai (ajo) ose ne, ju, ata (ato) e jo një tjetër a të tjerë; thelbi i njeriut si individ, i ndryshëm nga të tjerët; vetvetja. Është i zoti i vetes. Laj veten. S’i dhimbset vetja. I pëlqente vetja. Si e ndien veten? si ndihesh? E ndiej veten mirë (keq). Nuk e jep veten. Ta shohim veten si në pasqyrë. Mate veten pa të matur bota! (fj. u.).
2. Përdoret me parafjalë me kuptimin e përemrave vetorë të çdo vete e të çdo numri dhe i përgjigjet kryefjalës në fjali. Për vete e bëri (e ka) për të mirën ose për të keqen e vet e bëri (e ka). Kërkon shumë nga vetja. Mori veten më qafë. Flet me vete. Tha me vete. E mori (e solli) me vete. E pleqëroi me vete. Punon për vete. E mbajti për vete. Kujdesej vetëm për vete. E mori pas vetes. E mori me vete. Secili më vete secili veçan, veç e veç; i ndarë; i pavarur nga të tjerët, i mëvetësishëm. Unë për vete,... unë... unë vetë..., nga ana ime...
✱Sin.: person, njeri, individ, vetvete.
♦ U bë (doli) më vete (dikush) u veçua, u nda nga familja a prej të tjerëve. U bëra (jam) për të vrarë veten u dëshpërova shumë, u pikëllova aq sa s’më dhimbet jeta, u hidhërova jashtë mase; u bëra (jam) për të pirë helmin. Bëhem zot *i vetes. E bëri të flasë me vete (dikë) e mundoi tej mase, e sfiliti; e stërlodhi; i nxori qumështin e nënës (dikujt); i nxori shkumë (nga goja) (dikujt); e bëri gjysmë njeriu. *Bën fshat më vete (dikush). Nuk i bën *hije (as) vetes (dikush). I bën *qejfin vetes (dikush) keq. I bën *vend vetes (dikush). S’e bëj veten nuk e shfaq me shenja të jashtme një ndjenjë a një mendim, nuk tregohem, nuk zbulohem; përmbahem, nuk bëj gjeste a lëvizje që shpërfaqin gjendjen time shpirtërore; e mbaj veten; nuk e jap veten. Më bëri për vete (dikush) më tërhoqi dikush, më bëri ta dua a ta dashuroj; më fitoi (më rrëmbeu, më grabiti) zemrën; më hëngri zemrën; më mori zemrën. E kam bërë me vete (pas vetes) (dikë) më beson, më përkrah e më ndjek dikush, nuk më tradhton, është me mua; e kam bërë dikë që të veprojë sipas qëllimeve a sipas interesave të mi; e kam me vete. E bëri (e ka) për vete! (dikush) bëri një veprim (zakonisht jo të mirë), nga i cili në fund të fundit do të ketë pasoja ai vetë; ç’bëri gjeti. Ra në vete (dikush) shih ra në mendje (dikush). I bie vetes *prapa (dikush). *U çel ndër vete (dikush). Ta çon (ta shkon) ujin nën vete (dikush) shih ta çon (ta shkon) ujin nën rrogoz (dikush). Dal nga vetja nuk përmbahem më, nuk e zotëroj më veten nga zemërimi e shpërthej; nuk e kontrolloj (dot) veten; kund. e mbledh veten. Më ka dalë vetja *qejfit. S’ia di *hallin vetes (dikush) iron. Më digjet *rrogozi (hasra) nën vete. Digjem ndër vete vuaj përbrenda nga një shqetësim, brehem në vetvete pa e shfaqur. S’e deshi veten (dikush) nuk dinte ku të futej nga turpi, ka bërë diçka të rëndë a ka rënë në një gjendje të vështirë dhe e ndien veten shumë keq, thuajse e urren veten për atë që ka bërë a që ka thënë; s’e deshi të gjallët. Gënjen veten (dikush) mbahet me shpresa të kota edhe pse e di të vërtetën, ka iluzione; kujton se do të bëhet si do ai. E gjej veten libr. e kuptoj se ç’mund të bëj; nis t’i përdor mirë prirjet e mia, filloj t’i shfaq në shkallën më të lartë aftësitë që kam; bie në një punë që përshtatet më mirë me aftësitë e mia dhe ku jap më shumë. S’i gjej *majë vetes. Më hahen *mendtë (ndër vete). Ha veten me dhëmbë. 1. Vuaj shumë për një gabim a për një budallallëk, më bren inati me vetveten; jam penduar thellë, por nuk kam më asnjë mundësi për ta ndrequr të keqen; e kam inat a sikur e urrej veten për diçka që s’duhej ta bëja; ha (veten) nën lëkurë. 2. Përmblidhem e i futem me inat një pune për ta kryer patjetër, mundohem shumë e sfilitem, nuk mendoj që nuk e bëj dot; jam në një gjendje shumë të vështirë a para një pune të rëndë, nuk di nga t’ia mbaj, por nuk dorëzohem dhe përpiqem me të gjitha forcat të gjej rrugëdalje. Ha veten nën *lëkurë (dikush). I ka hyrë vetja në *qejf (dikujt). Është *kokë (krye) më vete (dikush). Është *konak më vete (dikush). Është *lagje më vete (dikush). Nuk është në vete (dikush) mendon, sillet e vepron në mënyrë jo normale, bën marrëzira, bën si budalla a si i çmendur; nuk e kontrollon (dot) veten; s’është në të; nuk e ka kokën (mendjen) në vend; i kanë shkarë trutë (dikujt); i ka rënë në tru të vogël (dikujt); humbi mendjen; e humbi toruan; nuk është në fiqir; nuk është në taketuke thjeshtligj. Nuk e jap veten. 1. Nuk thyhem para vështirësive, nuk lëshohem, nuk dorëzohem; e mbaj veten; nuk e lëshoj veten; s’e bëj veten. 2. Nuk e tregoj shqetësimin a tronditjen; nuk e shfaq frikën, humbjen a turpin për shkaqe të ndryshme e para të tjerëve, mbahem sikur nuk ka ndodhur gjë, përmbahem; e mbaj veten; s’e bëj veten. Ka *djallin me vete (dikush) keq. S’e ka në *dorë veten (dikush). Ia ka *mendtë vetes (dikush). E kam me vete (dikë) jam i sigurt se më përkrah e më ndjek dikush, nuk më tradhton, është bërë me mua; e kam nën urdhër, nuk më kundërshton, më nënshtrohet; e kam bërë me vete (pas vetes). Paç veten më *qafë! *Kaptinë më vete (dikush) thjeshtligj. Kokë (krye) më vete. Nuk e kontrollon (dot) veten (dikush) nuk është në gjendje të përmbahet, nuk di çfarë bën a çfarë thotë nga zemërimi; nuk është në vete; doli nga vetja. Kushedi ç’i *duket vetja! (dikujt) iron. Laj veten shfajësohem; justifikohem për një gabim a për një faj, them se nuk e kam bërë unë ose gjej rrethana lehtësuese për t’u shfajësuar. Nuk i la *vend vetes (dikush). E lëshoi veten (dikush) nuk u qëndroi dot vështirësive a fatkeqësive, nuk e përballoi dot një të keqe, u dha, u dorëzua; e dha veten; kund. e mori veten3. E mori *pajë (me vete) (diçka) keq. Kam marrë *mëri veten. E mori veten (dikush). 1. U çlodh; iu kthyen energjitë, u fuqizua; e mblodhi veten1; mblodhi kockat; erdhi në fije. 2. U shërua nga një sëmundje dhe është bërë më mirë nga shëndetit, është mëkëmbur; iu kthye shëndeti; erdhi në vete; erdhi në fije; e mblodhi veten; çoi kokën (kokë). 3. (dikush a diçka). Erdhi në një gjendje të mirë dikush, është në gjendje të përmbahet a t’u bëjë ballë vështirësive; e kapërceu rënien shpirtërore; u bë më mirë diçka, doli nga një gjendje e vështirë a e keqe; erdhi në vete; e mblodhi veten (dikush); çoi kokën (kokë); zuri zemrën (dikush); erdhi në fije; kund. e lëshoi veten (dikush). 4. (dikush). Doli nga varfëria, vuri pak pasuri; u mëkëmb; nuk vuan më për bukën e gojës; e njomi zorrën2 thjeshtligj.; çoi kokën (kokë). E mori veten në *dorë (dikush). E mbaj veten. 1. Mbahem mirë, vishem e ushqehem mirë; kujdesem si duhet për veten. 2. Jam i matur e i kujdesshëm me të tjerët, sillem butë; jam i përmbajtur e nuk krijoj probleme. 3. Jam kryelartë, nuk e lë veten të më marrin të tjerët nëpër këmbë; keq. mburrem e krekosem; nuk bie poshtë. 4. Nuk e tregoj frikën, turpin, zemërimin, një mendim a një të fshehtë etj. para të tjerëve, përmbahem; nuk e jap veten; s’e bëj veten. E mbledh veten. 1. Çlodhem; më kthehen energjitë, fuqizohem; e marr veten1; mbledh kockat; vij në vete. 2. Qetësohem e shtrohem si duhet; nis ta zotëroj veten e të përmbahem; e marr veten në dorë; vij në vete; vij në të; e përmbaj veten; i mbledh lotët; i shtrëngoj rrathët; më vjen gjaku në vend; bëhem esëll; kund. dal nga vetja. Mih (prashit) para vetes (dikush) shikon punën e vet; nuk ndërhyn në punët e të tjerëve; është i tërhequr. E ndiej (e shoh) veten *ngushtë. E ndiej (shoh) veten *pisk. E përmbaj veten përmbahem që të mos bëj diçka që nuk duhet ta bëj a të them diçka që nuk duhet ta them, jam në gjendje ta zotëroj veten, të qetësohem e të mos veproj keq; e marr veten në dorë; e mbledh veten2. E pickoi *gjarpri (nën vete) (dikë). I qit *marre vetes (dikush). E sjell në vete (dikë). 1. E qetësoj dikë, ia heq frikën; ia sjell gjakun në vend (dikujt); ia sjell zemrën (shpirtin) në vend (dikujt). 2. E bëj dikë të përmbahet, të mendojë drejt e të sillet mirë, të kuptojë e të veprojë si duhet; e vë në udhë të mbarë. E shoh veten në *pasqyrë. *Shok (shoqe) ka veten (dikush a diçka). I tërheq (i heq) *kërraba nga vetja (dikujt). E ka vënë nën vete. 1. (dikë). E ka vënë dikë nën kontroll a nën urdhra, e ka shtruar sa nuk guxon të kundërshtojë a të mos bindet; e urdhëron si të dojë; i ka hipur në qafë (në zverk) (dikujt); i ka hipur në shpinë (në kurriz) (dikujt); e vuri përfund.). 2. (diçka). E mposhti, e nënshtroi dhe e zotëron. 3. (dikë). Ia kaloi dikujt, u bë më i zoti se ai në diçka; e mundi, fitoi mbi të, e mposhti; e vuri përfund. 4. (diçka). E vuri punën a diçka tjetër përpara; e ka në dorë zgjidhjen e një halli a të një shqetësimi; ecën përpara, përparon. Erdhi në vete (dikush). 1. Rifitoi vetëdijen pas të fikëtit, u përmend; rifilloi ta ndiejë veten të qetë, u qetësua (pas një shqetësimi të madh, pas një fatkeqësie etj.); e mori veten; e mblodhi veten; erdhi në fije; erdhi në të. 2. Bëri kthesë për mirë, u përmblodh, u ndreq; nisi të mendojë drejt e të sillet si duhet; erdhi në rrugë të mbarë; i ra mendjes pas; i vuri gishtin kokës; erdhi në mend; erdhi në të; i shkriu gjaku (dikujt); u bë esëll. Vrafsh veten! mallk. i thuhet me qortim dikujt që i kemi dalë nga borxhi, me kuptimin: mirë të të bëhet, se fajin e ke vetë!; bëj ç’të duash vetë, mos prit ndihmë nga të tjerët!; sytë të nxjerrësh! Nuk e ka vrarë veten (dikush) nuk është munduar e nuk është lodhur shumë në punë, e ka ruajtur veten; nuk e ka vrarë kockën; ka këputur
VÉTE jovep., ~VÁJTA, ~VÁJTUR 1. jokal. Lëviz në një drejtim të caktuar, shkoj nga një vend zakonisht më i afërt në një tjetër më të largët; drejtohem diku për një qëllim të caktuar, shkoj diku (më këmbë ose me një mjet udhëtimi). Vete në shkollë. Vajti në fshat. Vete për gjah. Vajta për darkë. Vete më këmbë. Vete me makinë (me tren, me aeroplan). Venë e vijnë emigrantët. Kishte vajtur me kohë. Kush vete në mulli, doemos do të përmiellet. (fj.u.).
2. jokal. Arrij në një vend a në pikën e fundit të udhëtimit; mbërrij, sosem. Vajti shëndoshë. Vete shpejt treni. Vajti pas dy orësh. Letra vajti dorë më dorë. Nuk vete dot brenda ditës.
3. jokal., vet. v. III Ka një drejtim të caktuar, lëviz në një drejtim të caktuar, shtrihet, kalon diku. Lumenjtë venë nga Lindja në Perëndim të Shqipërisë. Për ku vete kjo udhë?
4. jokal., vet. v. III Arrin a shkon deri në një largësi të caktuar, përhapet, kalon (për zërin, për një lajm etj.). Vajti lajmi deri në qytet. Vajti fjala se…
5. fig., jokal., vet. v. III Vijon e zgjatet brenda një kohe të caktuar; vjen një kohë a një çast i caktuar; shkon, kalon; qëndron, duron për një kohë në kushte të caktuara. Vajti një vit. Vajti kohë që presim. Sa vajti ora? Vajti dreka. Vajti vera. Vajti dita. Mishi nuk vete më shumë se dy ditë.
6. jokal., vet. v. III Rrjedh diçka, del prej diku, shkon. I vajtën lotët çurg. I vete gjaku curril. Vete tym nga oxhaku. I vajti gjak nga hundët.
7. fig., jokal., vet. v. III Arrin në një pikë a në një shkallë, shkon. Sa vajti përqindja? Sa vajti numri? Sa të vete rroga?
8. fig., bised., jokal. Kam përfundime të caktuara në shkollë, në një punë, në një detyrë etj.; jam në një gjendje a në kushte të caktuara; shkoj. Si vete me mësime? Si vete me punë? Si vete me shëndet?
9. fig., bised., jokal. Kaloj nga një gjendje në një tjetër, shkoj. Po vete mirë e më mirë.
10. fig., bised., jokal., vet. v. III Kryhet, bëhet a zhvillohet diçka në një mënyrë të caktuar; ecën diçka, përparon; shkon. Puna vajti mirë (mbarë, sahat, ters). Çështja po vete drejt zgjidhjes. Gjërat vajtën më mirë nga ç'e prisnim. U vajti mbarë gjuetia. Të vaftë mbarë! ur.
11. jokal. Shkoj diku rregullisht ose përgjithnjë për një punë; marr një detyrë a një shërbim të caktuar, marr pjesë diku. Vete me bagëti (në arë). Vajti ushtar. Vajti në universitet. Vajti në kurs. Vajti për specializim. Vajti për të banuar në fshat. Vajti te burri (bised.) u martua.
12. bised., jokal. Mbush një moshë të caktuar, jam në një moshë të caktuar, bëhem. Vajti tridhjetë vjet.
13. bised., jokal., vet. v. III Punon, funksionon (për një mekanizëm, për një makineri etj.). Ora (makina) vete mirë. Radioja s'më ka vajtur mirë.
14. jokal. Jam në marrëdhënie të caktuara me dikë; shoqërohem me dikë, rri me të; shkoj. Vete mirë (keq) me dikë. Më thuaj me kë vete të të them se kush je! (fj. u.).
15. fig., jokal., vet. v. III Më bie për shtat diçka, më përshtatet, më shkon; shkon. Nuk të vete kjo ngjyrë. Nuk vete rakia pas buke. Kjo s’vete fare.
16. fig. bised., jokal., vet. v. III Ka vlerë, vlen; shkon. Kjo para nuk vete më. Atij i vete fjala e dëgjojnë. Nuk të venë tek ai këto gënjeshtra.
17. fig. bised., jokal., vet. v. III Harxhohet diçka, shpenzohet. U venin shumë para për dasmë.
18. jokal. Shkon; kushton, shitet. Vajti bosh. Vajti dëm. Sa vajti qiraja?
19. bised., jokal., vet. v. III Ka të bëjë a lidhet me dikë a me diçka, bëhet, bie, qëllon. Biseda vete për...
20. fig., bised., jokal., në kr. thj. Nuk jeton më, nuk është, iku, vdiq; mbaroi. Vajti edhe ai njeri. Vajti e mjera pa e parë djalin.
21. Përdoret në togje foljore kur flasim me keqardhje a me zemërim për diçka të papritur e të padëshirueshme. Ku vajti e na gjeti këtu! Ku vete e i del përpara tashti!
22. Përdoret në togje foljore me kuptimin “nis, filloj, bëj”. Vajti të dilte, por e ndalën. Vete e kap për krahu.
23. Përdoret si folje gjysmëndihmëse bashkë me një folje tjetër për të treguar se veprimi vijon pa ndërprerje e rritet shkallë-shkallë. Sa vete e bëhet më i mirë (më i bukur).
✱Sin.: shkoj, arrij, mbërrij, sos, vjen, rrjedh, ecën, ikën.
♦ Ashtu më vajti *filli. Sa s’ka ku të vejë (ku të shkojë) më (sa s’ka më) shumë, në shkallën më të lartë; sa s’mban më. *Shkoi e vajti (diçka). *Shkon e vjen (diçka). Nuk *u pa nga vajti (dikush) keq. S’më vajti as në një *anë. Më vajti (më shkoi) në *bark (diçka). Vajti në atë *botë dhe u kthye (dikush). I vete *brus (dikujt). Vajti (shkoi) prapa *diellit (dikush). I vete (i shkon) *dhjamë (dikujt). Si do t’i vejë *filli (dikujt a diçkaje). Vajti në *fis (dikush) keq. Më vete (më shkon, më ecën) *fjollë (diçka). I vete (i shkon) pas *fyellit (dikujt). S’më vete (s’më bën) *goja. Nuk vete *gjatë (dikush). I vajti (i doli) *huq (dikujt). I vajti *koka (kryet) (dikujt). I vajti kryet (*koka) (dikujt). Më vajti pas (prapa) *kurrizit. Të vajttë *mbarë! ur. Më vete (më shkon) *mendja. Vete (shkoj) me *mendjen (se)... Më vajti (më erdhi) në *mendje. I vajti në *mykë (për diçka). I vete (i shkon) pas *oreksit (dikush a diçka). I vete (i shkon) pas (*prapa) (dikujt). I venë *pesë e pesë (dikujt) thjeshtligj. I vete (i shkon) *prapa (pas) (dikujt). I vajti *rradakja (dikujt) thjeshtligj. Vete (shkon) *rrokullimë (diçka). Vete (ecën) *sahat (diçka). I ka vajtur (i ka shkuar) *syri (te dikush). Vafsh *shëndoshë (ti)! Vajti me *të shumtët (dikush) iron. I vajti (i hyri) *thellë (dikujt) thjeshtligj. vulg. I vete (i shkon) pas *ujërave (dikujt) Të vejë e të vijë! shih të bëhet ç’të bëhet!
VÉT/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT gjuh. Kategori gramatikore e foljes, që tregon lidhjen ndërmjet veprimit e folësit (d.m.th. tregon se kush e kryen a e pëson veprimin) dhe që shprehet gjatë zgjedhimit me anën e trajtave të foljes e me anë të përemrave vetorë. Veta e parë (e dytë, e tretë). Vetat e foljes. Zgjedhoj foljen sipas vetave.
VÉTË përem. 1. Përdoret zakonisht pranë një emri e një përemri vetor (të shënuar a të nënkuptuar) ose në vend të tij dhe tregon se dikush e bën një veprim ose e përjeton diçka drejtpërdrejt, unë (ti, ai, ne...) dhe jo tjetërkush. E pa vetë. E kanë ndërtuar vetë. E lashë vetë. Të rroni vetë (ur.)! kur ngushëllojmë dikë për vdekjen e një të afërmi. Vetë e di ç'kam hequr. Edhe ata vetë duhet të marrin pjesë.
2. Përdoret për të treguar se bëhet fjalë për një njeri a për një send të caktuar, për ta dalluar atë nga të tjerët, me kuptimin “pikërisht ai ose ajo, askush tjetër përveç atij a asaj; pikërisht edhe ai ose ajo”. E dëgjova nga vetë goja e tij. Ajo vetë më tha. Ata vetë nuk e dinë. E zgjidh vetë jeta. E tregon vetë puna. Të vijë ai vetë! Vetë shkruan, vetë vulos (vetë zot, vetë shkop). Kush i bën varrin shokut, bie vet brenda. (fj. u.).
3. Përdoret për të treguar se një veprim a një gjendje shkon ose shtrihet deri te një njeri a send i caktuar, me kuptimin “gjithashtu, edhe”. As unë vetë nuk e prisja. Punojnë vetë drejtpërdrejt në prodhim.
✱Sin.: vetëm, vetiu, vetvetiu; vullnetarisht.
♦ Sikur e ka bërë vetë (një fëmijë) i ngjan shumë njërit prind; sikur e ka qitur nga hunda. *Dora vetë. *Feja vetë! Flet *puna vetë. E gjen *e mira vetë (dikë). *Lidh e zgjidh (vetë) (dikush). E kam *merak vetë (diçka) iron. Të rrosh vetë! shaka. i thuhet gjoja si ngushëllim dikujt, të cilit i ka humbur ose i është prishur diçka jo aq e shtrenjtë. Vetë i bie *çiftelisë e vetë këndon (dikush) iron. Vetë *flet e vetë dëgjon (dikush). Vetë *kadi e vetë myfti (dikush). Vetë ia merr e vetë ia pret (dikush) vepron ose flet siç i thotë mendja, nuk dëgjon a nuk përfill njeri tjetër. Vetë *para e vetë pas. Vetë pret e vetë qep (dikush) vendos vetë për gjithçka; është vetë zot e vetë shkop. Vetë *shëndoshë! iron Vetë shkruan e vetë vulos (dikush) bën si do vetë, nuk pyet për njeri, mendon e vepron me kokën e vet; e quan veten të plotfuqishëm; ka (në dorë) edhe gurin edhe arrën; vetë kadi e vetë myfti. Vetë thërret e vetë dëgjon (dikush) shih vetë ia merr e vetë ia pret (dikush). Vetë *vali e vetë kadi (myfti) (dikush). Vetë *zot e vetë shkop (dikush).
VÉTË ndajf. 1. Pa ndihmën e askujt, pa ndërhyrjen e të tjerëve, me forcat e veta. E bëj vetë këtë punë. Gatuan vetë. Erdhi vetë. I qepte rrobat vetë. I plotëson të gjitha nevojat vetë. Ia doli mbanë vetë.
2. Me dëshirën e vet; vullnetarisht. Doli vullnetar vetë. U rreshtua në radhët e luftëtarëve vetë.
3. Në mënyrë automatike. Mbin vetë. Plaga u mbyll vetë. Dera u hap vetë. Ngarkohet (shkarkohet) vetë.
VESHÁK,~E mb. 1. Që i ka veshët të dalë; që bie në sy nga veshët; veshllapush. Njeri veshak. Grua (vajzë) veshake.2. Me veshë (për kapelat). Shapkë (kapë) veshake.✱Sin.: veshmadh, …
Shfaq përkufizimin e plotë →VESHÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT Vesh rrushi, bistak, veshul. Një vesh rrush. Vesh qershie.✱Sin.: vile, grec, kalavesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÉSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dhi me veshtë të gjatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VESHK vep., ~A, ~ÚR kal. Fishk; vyshk.
Shfaq përkufizimin e plotë →VESHK,~U m., bot. (lat. Viscum L.) Veshtull.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÉSHO mb. Që i ka veshët të gjatë. Burrë vesho.2. Që s’dëgjon mirë nga veshët. Është vesho, nuk dëgjon.3. shar. Që është dorështrënguar. Është vesho, nuk e lëshon dorën.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÉSHO,~JA m. sh. ~, ~T 1. Njeri veshgjatë; kund. veshshkurtër.2. Ai që s’dëgjon mirë nga veshët. Veshos foli me zë të lartë.3. shar. Njeri dorështrënguar. Ai veshoja e shtrëngon do…
Shfaq përkufizimin e plotë →VESHT,~II m. sh. ~A, ~AT Vresht.
Shfaq përkufizimin e plotë →VESHT,~III m. Kufi skajor i një vendi; territor. Shtëpinë e kishte në vesht të katundit.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Rrobat që i veshim, petk, veshje, tërësia e petkave që i përdorim për t’u veshur. Vesha është kopilesha. Ruanin me kujdes veshat tradicionale.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë