Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VESELÍT (VESELÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. E ngop dikë me një gjellë të lyrshme a me ëmbëlsirë, e vel; e kënaq shumë dikë me të ngrëna. Na veseliti kjo gjellë. Mos e veselit shumë! E veseliti me ëmbëlsirë.
2. Rrit a mbaj dikë me kujdes e me merak të madh; kujdesem shumë për të. E veseliti fëmijën. E veseliti mirë. E veseliti babai djalin.
3. Kujdesem për diçka, e punoj dhe e mbaj me merak. E veseliti kopshtin (rrushin). E veseliti misrin e u rrit mirë.
✱Sin.: kujdesem, përkujdesem, rris, foshkoj, kultivoj.
VESELÍT (VESELÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. E ngop dikë me një gjellë të lyrshme a me ëmbëlsirë, e vel; e kënaq shumë dikë me të ngrëna. Na veseliti kjo gjellë. Mos e veselit shumë! E …
Shfaq përkufizimin e plotë →►VESELÍT/EM jovep., ~A (u), ~ÚR 1. vetv. Ngopem me diçka derisa nuk ha dot më, velem; kënaqem shumë me të ngrënë. Ishte veselitur mirë.2. vetv. Rritem e zhvillohem mirë. Ishte vese…
Shfaq përkufizimin e plotë →VESELÍTUR (i, e) mb. 1. Që është veselitur. Fëmijë i veselitur. Ai është veselitur mirë me të ngrënë e me të pirë.2. Që është rritur e zhvilluar mirë, që është veselitur; i harlisu…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë