Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VÉS/Ë,~AI f. 1. Pika a bula të vogla uji, që bien në mbrëmje, natën ose në mëngjes herët mbi bar, mbi gjethet e bimëve etj. nga ftohja e avullit të ajrit. Vesë e hollë (e imët). Vesa e natës (e mëngjesit). Pikat e vesës. Trëndafil me vesë. I pastër (i kulluar) si vesa. Ka rënë vesë. E mbuloi vesa. Ndrit vesa.
2. Shi i imët e i lehtë, rigë. Ra një vesë. Rrugës na zuri një vesë shi.
✱Sin.: lagshtë, lashtë, mënjë, vesim, vrizëm, rosë, qekth, brymë.
♦ Si vesa në diell shih si vesa e mëngjesit. Si vesa e mëngjesit shpejt, menjëherë e pa lënë gjurmë; duke u shkrirë a duke u tretur sakaq.
VESËMÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Matje e vesës së rënë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VESËMÁTËS,~I m. sh. ~, ~IT tek. Pajisje, instrument për të matur vesën e rënë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VESËMJALTÍN/Ë,~A f., bot. Lëndë ngjitëse e ëmbël që ekstraktohet nga insekte të ndryshme në gjethet e bimëve, mënjë.✱Sin.: mënjë, vesë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VESËMJALT/Ë,~I f., lënd. Mjalca e disa drurëve, mënjë, vesa e mjaltit, mjalca e gjetheve të disa drurëve.✱Sin.: mënjë, vesëmjaltinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VESËTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Vesim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►VESËT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Vesohet, e zë vesa. U vesëtua taka (fusha). U vesëtua kopshti gjatë natës.
Shfaq përkufizimin e plotë →VESËT/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal. 1. vet. v. III Bie vesë, veson. Vesëtoi gjatë natës.2. Bie shi i imët, rigon. Po vesetojnë disa riga shiu.✱Sin.: spërkas, stërpik.
Shfaq përkufizimin e plotë →VESËTÚAR (i, e) mb. Që është vesëtuar, i vesuar.✱Sin.: i vesuar, i brymuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë