Fjalori
VERZOMË

VERZÓMË,~AI f. sh. ~A, ~AT Rrjetë e madhe peshkimi, me plumbçavegjël në një anë, me të cilën gjuajnë në det e në liqen, duke rrethuar me të një copë vend e duke e tërhequr zvarrë në ujë; plumbçë, gribë, rrjetë. Zënë peshq me verzomë. Verzomë për të zënë peshq.

VERZOMË

VERZÓMË,~AII f. sh. ~A, ~AT Rrjetë e madhe prej litari, që e qepin anash si thes dhe e përdorin për të mbartur bar, kashtë etj. me kafshë. Mbartin barin me verzomë.

VËRZOMË

VËRZÓM/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Rrjetë e madhe peshkimi, me plumbçavegjël në një anë, me të cilën gjuajnë në det e në liqen, duke rrethuar me të një copë vend e duke e tërhequr zvarrë në ujë; plumbçë, gribë. Zënë peshk me verzomë.
Sin.: plumbçë, gribë.

VËRZOMË

VËRZÓM/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Rrjetë e madhe prej litari, që e qepin anash si thes dhe e përdorin për të mbartur bar, kashtë etj., me kafshë. Mbartin barin me vërzomë. E bëri vërzomë diçka e ngatërroi tepër.
Sin.: rrjetë, thes, burdhë, harar, balun.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.