Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VERÓR,~E mb. 1. Që lidhet me verën, që i përket verës, që është karakteristik për verën, i verës; që bëhet a që piqet në verë. Mëngjes veror. Fllad veror. Shirat verore. Perime (pemë) verore. Dardha verore.
2. Që përdoret në verë, që është i përshtatshëm për kohën e verës; që kryhet a që vepron në verë; kund. dimëror. Rroba (veshje) verore. Këpucë verore. Kinema verore sallë e hapur ku shfaqen filma gjatë verës. Teatër veror sallë e hapur ku jepen shfaqje teatrale e koncerte gjatë verës. Kullotë verore. Kamping veror. Pushimet verore. Shkollë verore. Fushim veror.
✱Sin.: verak, beharor.
VERÓR/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET etnogr. Gjalmë i hollë, i dredhur me dy-tri fije të kuqe e të bardha prej leshi a mëndafshi, që ua lidhin fëmijëve në duar a në qafë ditën e verës; larë…
Shfaq përkufizimin e plotë →VERÓR/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Hyla arborea) Zhabë e vogël, me ngjyrë të gjelbër, që del e kuak në fillim të pranverës; gargaliq, thithëlopë. Veroret e kënetës. Këndojnë …
Shfaq përkufizimin e plotë →VERÓR/E,~JAIII f. sh. ~E, ~ET Përdorëse në trajtë gjysmërrethi prej letre, prej pendësh, prej plastike etj., që shërben për të bërë veri, kur është vapë, erashkë, freskore, flladit…
Shfaq përkufizimin e plotë →VERÓRK/Ë,⁓A f. sh. ~A, ~AT Verore.
Shfaq përkufizimin e plotë →VER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Kaloj verën në një vend, bëj pushimet e verës diku; vet. v. III kalon verën në bjeshkë (për bagëtinë). Shkoi për të veruar. Veruam në bregdet. Ver…
Shfaq përkufizimin e plotë →VERÓJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT etnogr. Verore që e mbanin fëmijët në duar a në qafë ditën e verës.✱Sin.: guduverë, verojkë, larës, manak, mars.
Shfaq përkufizimin e plotë →VERONÍK/Ë,~AI f., bot. 1. (lat. Veronica) Bimë barishtore një-a shumëvjeçare, të përhapura në zona të ndryshme të botës, me kërcell të hollë, të drejtë ose zvarritës, me gjethe të …
Shfaq përkufizimin e plotë →VERÓNJ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Larix decidua) Dru halor i viseve malore gjithnjë i blertë, është ndër pishat e rralla që humbasin halat gjatë dimrit, duke qenë kështu një s…
Shfaq përkufizimin e plotë →VERÓNJ/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Beronjë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VERÓNJË mb. Që nuk bën fëmijë; që nuk pjell; beronjë. Grua veronjë.✱Sin.: shterpë, barkthatë, barkshuar, djepferrosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë