Fjalori
VERIGË

VERÍG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Secila prej unazave të një zinxhiri; rreth prej metali ku varim diçka, hallkë. Verigaforta. E variverigë.
2. edhe fig. Zinxhir prej unazash, të hekurta, pranga. I lidhnin me veriga. Verigat e robërisë. I këputën verigat e robërisë.
3. Zinxhiri ku varen enëtzjarr, vargor; zinxhir. Verigat e oxhakut. E vari kusinëverigat e oxhakut.
4. Kunj prej druri ose prej hekuri, që lidh zgjedhën me shtizën e parmendës. Veriga e zgjedhës.
5. Veshi i enës, vjegë; dorezëtrajtë gjysmëharkumbërthehetdiçka. Veriga e shtambës (e gjymit, e qypit, e kusisë). Veriga e saçit. U këput veriga.
6. Vesh rrushi, rezhdë arre, gështenje, plepi etj.; vile. Verigat e arrës. Këputi një verigë rrush. Hëngra dy veriga.
7. Lak prej dy a tri fijesh perifortë në një veshje ose në një perde, ku mbërthejmë kopsën, lidhim një fill tjetër etj.; vrimë në një rrobë ku futim kopsën për ta mbërthyer, ilik; fill i lidhur si lak, që mundzgjidhet lehtë, vjegëz. Verigat e gunës (e pantallonave). Lidh (zgjidh) verigën.
8. fig. Hallka e diçkaje, e cila shërben si mbështetje për të parë anët e ndryshme të saj, e për të gjetur zgjidhjen e nevojshme. Veriga kryesore e një çështjeje.
Sin.: vjegë, vjegëz, filiqe, nyjë, heqës, gath, rezhdë, resë.
I kanë rënë verigat (dikujt) iron. u plak, nuk ka më fuqi; zuri qoshen (dikush); i ka rënë bytha thjeshtligj. vulg. Gjen verigë (për diçka) gjen një shkak, sadovogël, për t’u kapur në një çështje, për t’u përligjur për diçka ose për ta dredhuar në një punë. Ia gjeti verigën (*vjegën). Rri si *balojaverigë (dikush) keq.

VERIGE

VERÍGE mb. Kokërrvogël dhe si e kuqe. Mollë verige.
Sin.: rrilë, murrilë, mërrucë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: VERIG
VERIG

VERÍG,~UI m. sh. ~A, ~AT 1. Mbërtheckë. Mbërtheu verigun.
2. nj. Qen i zi me qafëlarme, sikurkishte verigë. Ai verigu ngjason me qentë e Sharrit.

VERIG

VERÍG,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT Verigë. Iu këput veriku.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.