Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►VERB/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Humbas dritën e syve, bëhem i verbër. U verbua në pleqëri. Iu verbuan të dy sytë. U verbua dy sysh.
2. vetv. Më vriten e më vishen sytë nga një dritë e fortë, nga një shkëlqim i madh etj., nuk shoh qartë për një çast. U verbua nga dritat. Të verbohen sytë nga shkëlqimi i dëborës.
3. fig., vetv. Bëhem i paaftë për të kuptuar se ç'bëhet përreth a për të parë një të vërtetë që duket qartë; humbas arsyen e gjykimin e shëndoshë, humbas mendjen. U verbua pas saj. U verbua nga të mirat (nga lajkat, nga lavdërimet). U verbua nga ndjenja e hakmarrjes.
4. pës. e VERBÓJ.
✱Sin.: verbërohem, qorrohem, netohem, verbërohem.
VERB/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ia marr dritën e syve, e bëj të verbër. I ra fruthi e ia verboi sytë.
2. Ia vras a ia vesh sytë dikujt me një dritë të fortë, e bëj dikë që të mos shohë qartë për një çast. M'i verboi sytë dielli (drita e fortë, shkëlqimi i dëborës). Ecnim duke shkelur në atë bardhësi të ftohtë dëbore e cila të verbonte sytë.
3. fig. E bëj të paaftë (dikë) që të kuptojë se ç'ndodh rreth tij a që të shohë të vërtetën që duket qartë; e bëj që të mos arsyetojë e të mos gjykojë në mënyrë të shëndoshë; ia marr mendtë. E verboi zemërimi (lakmia, urrejtja). E verbuan të mirat (lajkat, përkëdheljet).
✱Sin.: verbëroj, err, qorroj, lëbyr, netoj, vras.
♦ Me *lugë të kon e me bisht të verbon (dikush) keq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë