Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VEPR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Kryej një punë; bëj një veprim të caktuar; zhvilloj a ushtroj një veprimtari; kund. kundërveproj. Këtu veprojnë shumë faktorë. Veprojnë disa firma (kompani). Veproj në biznesin tim. Vepronte dora e armikut.
2. jokal. Nis të bëj diçka, vihem në lëvizje; filloj të kryej punën a detyrën; bëj diçka duke shprehur një qëndrim të caktuar, sillem në një mënyrë të caktuar. Veproi drejt (mirë, pa u ngutur, me mend në kokë). Veproi haptazi (fshehurazi, pas shpine). Veproi sipas ligjit (sipas urdhrit). Veproi me të gjitha forcat. S'ka vepruar mirë! Vepron, nuk rri mënjanë.
3. usht., jokal. Bëj veprime luftarake. Zonë ku veprojnë guerilet. Në zonat ku veprojnë forcat e armatosura.
4. jokal., vet. v. III Ndikon mbi dikë a mbi diçka duke sjellë rrjedhime a pasoja të ndryshme; merr pjesë në një punë a veprim; ka forcë për të ndikuar mbi diçka e për të sjellë ndryshime; kund. kundërveproj. Rrezet ultravjollcë veprojnë mbi lëkurën. Ky bar vepron menjëherë. Zjarri (acidi) vepron mbi metalin. Vepron oksigjeni. Veprojnë lëndët helmuese. Vepron acidi (benzoli).
✱Sin.: kryej, bëj, operoj, punoj, jetësoj.
♦ Vepron (qëndron) prapa *shpinës(së dikujt) keq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë