Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VEPRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kryerja e një pune a e një veprimtarie të caktuar; veprimtari; kund. mosveprim. Veprim i guximshëm (heroik). Veprim mirëdashës. Njeri i veprimit njeri që atë që e thotë e bën. E gjykojmë nga veprimet. Fushë veprimi. Mënyra e veprimit. Gjeti shesh të lirë veprimi. Tashti kërkohet veprim, jo fjalë.
2. Lëvizje me trupa dhe me armë sipas kërkesave të stërvitjes ose të luftimit; goditje e shpejtë dhe e papritur që i japim armikut, aksion luftarak. Veprime rreshtore (taktike). Veprime ushtarake (luftarake). Radha e veprimeve. Veprime stërvitore.
3. Diçka që bëhet me një qëllim të caktuar; mënyra se si vepron dikush, sjellje; pjesë e veprimtarisë së dikujt; vepër, punë. Veprim i guximshëm (mirëdashës, i keq, dashalig, i shëmtuar). Veprime të vetëdijshme. Njeri i veprimit. E gjykojmë nga veprimet. Bëj (kryej) një veprim.
4. tek. Ndikim; ushtrimi i forcës mbi diçka e rrjedhimi që pason a shfaqet; fuqi, zbatimi në praktikë i një ligji etj. Veprim dobiprurës (lehtësues, i dëmshëm). Veprimi i ilaçit. Veprimi i rrezeve të diellit. Veprimi i acideve mbi metalin. Veprimi i magnetit. Bombë me veprim të ngadalshëm. Me rreze të gjatë veprimi. Nën veprimin e nxehtësisë. Hyn në veprim një ligj.
5. let. Ngjarja a tërësia e ngjarjeve që zbulojnë konfliktin dhe që zhvillohen njëra pas tjetrës e sipas një plani të caktuar në një vepër letrare. Veprim dramatik (skenik). Veprimi i romanit. Koha e veprimit të dramës.
6. Puna e një motori, e një mekanizmi, e një makine etj., lëvizje. E vë në veprim makinën (motorin).
7. Lëvizje me trup a me pjesë të trupit në një ushtrim gjimnastikor; figura që formon një lëvizje e tillë. Ushtrim me gjashtëmbëdhjetë veprime. Ushtrime me veprime akrobatike.
8. zyrt., kryes. sh. Përçapje e nevojshme për të plotësuar në të gjitha hallkat e që nga fillimi deri në fund një detyrë, një urdhëresë a urdhër, një vendim a porosi, për të zgjidhur një çështje etj.; përgatitje e shkresave a dokumenteve të nevojshme për këtë qëllim nga organet përkatëse. Veprime zyrtare (juridike). Veprime bankare (administrative). Bëri veprimet e duhura. Për njoftim e veprim.
9. mat., kryes. sh. Format kryesore a themelore të llogaritjeve në matematikë, përllogaritjet. Katër veprimet e aritmetikës. Veprime algjebrike. Kryej veprimet. Problem që zgjidhet me katër veprime. Veprimi i mbledhjes (i pjesëtimit). Bëjmë veprimin e shumëzimit.
✱Sin.: bëmë, aksion, operacion, zbatim, përçapje, llogaritje.
VEPRIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që kryen një veprimtari të gjallë shoqërore, ai që lufton për një çështje shoqërore a që merr pjesë gjallërisht në një lëvizje shoqërore; aktivist sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →VEPRIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që kryen një veprimtari të gjallë shoqërore, ajo që lufton për një çështje shoqërore a që merr pjesë gjallërisht në një lëvizje shoqërore; aktivi…
Shfaq përkufizimin e plotë →VEPRIMTARÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Punë e gjallë që kryen dikush në një fushë të caktuar të jetës; pjesëmarrje e gjallë në një punë. Veprimtari shoqërore (politike, shkencore, letrare,…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë