Fjalori
VENITUR

VENÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka humbur njomësinë, që është tharë a është fishkur (për bimët). Lule (bimë) e venitur.
2. Që e ka humbur njomësinë, forcën, gjallërinë dhe shëndetin; që është zbehurfytyrë dhe është dobësuar e është tretur. Me fytyrë (me trup) të venitur.
3. Që e ka humbur dritën, shkëlqimin a ngjyrën, që është zbehur e shuhet dalëngadalë; që ka humbur forcën, mjaft i dobësuar. Me sy të venitur. Bukuri e venitur. Dritë e venitur. Me zë të venitur.
4. fig. Që ka humbur ndikimin a rëndësinë e mëparshme; që po shuhet a po zhduket ca nga ca. Me shpresa të venitura.
Sin.: i fishkur, i tharë, i rrudhur, i tretur, i zbehur, i vakur, i shuar.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: VENIT

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.