Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VENDÓS vep., ~A, ~UR 1. kal. Vë dikë a diçka në një vend të caktuar; vë diçka në vendin e vet; vë. Vendosi librin në raft. Vendose në (mbi) tryezë! I vendosi njërën mbi tjetrën. Vendosën kurora në varret e dëshmorëve. Vendosi librin në raft pas leximit. Vendosi shishen në frigorifer.
2. kal. E çoj dhe e lë dikë a diçka në një vend të caktuar ose në vendin që duhet; e vë në një vend a në një gjendje të caktuar; i gjej vendin e përshtatshëm, e rregulloj si duhet; vë. I vendosi drutë stivë. I vendosi të ardhurit nëpër dhoma. I vendosi nxënësit në rresht i rreshtoi nxënësit. E vuri beben në gjumë.
3. E vë (dikë) në një vend me punë a detyrë. I vendosi djemtë në punë. E vendosën drejtor.
4. kal. Bëj një shenjë me laps a me bojë në diçka, shënoj; shkruaj; vë. Vendos shenjat e pikësimit. Vendos theksin. Vendosi nënshkrimin (firmën).
5. kal. Ngre në një vend një aparat, një makinë etj. dhe e bëj të punojë, e mbërthej a e lidh si duhet, në mënyrë që të punojë; vë; instaloj. Vendosën një skaner në qendrën shëndetësore. Vendosën një aparat (një makineri). Vendosi kamerat e sigurisë. Vendosi antenat e valëve televizive. Vendosi një antenë të brendshme televizive.
6. kal. Bëj që diçka të vejë ashtu si duhet, ndërhyj e krijoj kushte të përshtatshme për diçka (për rregull, për disiplinë etj.); vë. Vendos rregull (disiplinë). Policia bashkiake vendosi ndalimin e qarkullimit të automjeteve në pedonalen e qytetit. Vendos një rregullore të brendshme.
7. kal. Vë themelet e diçkaje; vë në fuqi, i jap fuqi; nis, filloj një veprim; kryej a mbaroj diçka. Shembën sistemin totalitar dhe vendosën rendin demokratik. Vendosën ekonominë e tregut. Vendosën marrëdhënie diplomatike. Vendosi lidhje me të.
8. kal. Arrij, siguroj diçka. Vendosi një rekord të ri (sport). Vendosi një rekord të ri në peshëngritje (sport.). Atleti i sporteve ekstreme vendosi një rekord të ri botëror (sport). Vendosi një rekord të ri me golin e 900-të si futbollist profesionist (sport).
9. kal. Caktoj përfundimisht diçka, përcaktoj; vë në jetë a në praktikë diçka; zbatoj. Vendosën çmime të reja. Vendosi norma të reja (më të larta). Vendosën dispozita normative për arsimin parauniversitar.
10. kal. Bëj të mundshëm zhvillimin e mëtejshëm të diçkaje, ndikoj shumë për përfundimin e diçkaje, përcaktoj. Ngjarje që do të vendosë për të ardhmen. Vendos fatin tim përcakton të ardhmen time. Vendos fatin e diçkaje ndikon në mënyrë të theksuar, vendimtare për përfundimin e saj.
11. let., kal. Bëj që të veprojë në një mjedis të caktuar (në romane, në drama etj.). E ka vendosur heroin e tij në rrethana tipike. E ka vendosur ngjarjen në vitet tridhjetë. Në roman për temë ka vendosur besën, hakmarrjen dhe kanunin në krahinat malore.
12. jokal. Kam të drejtë të jap një vendim, një zgjidhje a një mendim përfundimtar për diçka; marr një vendim në lidhje me dikë a me diçka, jap vendimin. Vendos vota apo paraja? Vendos gjykata. Vendosi të ikte.
13. kal. Arrij të zgjidh një çështje a të përfundoj një punë, pasi e kam menduar mirë, e kam shqyrtuar ose e kam rrahur me të tjerë; i gjej zgjidhje një çështjeje. Më në fund vendosën për atë çështje. Për këtë s'kemi vendosur ende.
14. jokal., vet. v. III Përcakton, është shkaku kryesor, ndikon shumë për të zgjidhur përfundimisht ose për të arritur në një përfundim. Në luftë nuk vendos arma, por njeriu. Vendos ligji.
✱Sin.: vendoj, rëndoj, radhis, zë, caktoj, kandis, këpus, shortoj, ndaj.
►VENDÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shkoj për të banuar, për të jetuar e për të punuar diku, zë vend diku. U vendos në Tiranë. Dolën në pension e u vendosën në fshatin nga kish…
Shfaq përkufizimin e plotë →VENDÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vendos dikë a diçka në një vend a vendosem diku. Vendosja e librave në raft. Vendosja e kurorave në varret e dëshmorëve. Vendosja e shish…
Shfaq përkufizimin e plotë →VENDOSMËRÍ,~A f. Të qenët i vendosur; aftësia për të marrë vendime në kohën e duhur e për t'i zbatuar ato; qëndrimi i një njeriu të vendosur e të palëkundur; kund. pavendosmëri. Sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →VENDOSMËRÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë të vendosur; me vendosmëri. Qëndroi vendosmërisht. E mbrojti vendosmërisht. E hodhi poshtë vendosmërisht.✱Sin.: fuqimisht, kategorikisht, këmb…
Shfaq përkufizimin e plotë →VENDÓSUR (i, e) mb. 1. Që ka aftësinë të marrë shpejt e në kohën e duhur një vendim dhe që e zbaton atë deri në fund pa u trembur nga vështirësitë e pengesat; që u përmbahet ideve …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë