Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VENDÓR,~E mb. 1. gjuh. Që lidh një fjali të varur, e cila tregon vend, me një fjali drejtuese (për lidhëzat ku, tek, kudo, ngado etj.); që lidhet me lidhëza të tilla dhe tregon vendin ku kryhet një veprim ose ku ndodhet dikush a diçka (për fjalitë). Lidhëz vendore. Fjali, vendore (p.sh.: “Ku buron uji i ftohtë... / Atje janë mendtë e mia”).
2. gjuh. Që tregon vendin ku ndodhet dikush a diçka ose ku kryhet veprimi i shprehur prej foljes (në disa gjuhë në latinisht, gjuhët sllave, turke etj.). Rasa vendore.
3. Që lidhet me një vend a me një zonë të caktuar, i vendit. Media vendore. Pushteti vendor organet shtetërore të një fshati, të një qyteti etj. Zgjedhje vendore.
✱Sin.: lokal, krahinor, zonal.
VENDÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh. Rasa vendore. Përdorimi i vendores. Mbaresa e vendores.
Shfaq përkufizimin e plotë →VENDORIGJÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vendi ku e ka fillimin diçka, burimin, prejardhjen, lindjen, zanafillen. Vendorigjina e legjendave. Vendorigjina e eposit shqiptar. Vendorigjina e K…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë