Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VENDIMTÁR,~E mb. 1. Që i jep fund a zgjidhje përfundimtare një çështjeje; që sjell një rrjedhim të rëndësishëm; që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të diçkaje; që është i tillë prej nga varet përfundimi i diçkaje. Sulm vendimtar. Fitore vendimtare. Kthesë vendimtare. Hap vendimtar. Çast vendimtar. Etapë (fazë) vendimtare. Ditë vendimtare. Masa vendimtare.
2. Shumë i rëndësishëm, kryesor.
✱Sin.: kryesor, jetësor, përcaktues, përfundimtar.
VENDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Qëndrim i prerë e përfundimtar që mbahet për një punë a çështje pas shqyrtimit të saj; përfundimi i arritur për diçka pasi e kemi parë e diskutuar atë; …
Shfaq përkufizimin e plotë →VENDIMÁRRËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ka të drejtë të marrë një vendim. U miratua nga vendimmarrësit.
Shfaq përkufizimin e plotë →VENDIMÁRRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka të drejtë të marrë një vendim. U miratua nga vendimmarrësit dhe vendimmarrëset.
Shfaq përkufizimin e plotë →VENDIMMÁRRJ/E,~A f. 1. Marrja e një vendimi; e drejta për të marrë një vendim. Vendimmarrje e vështirë. Përjashtim nga vendimmarrja.2. përmb. Tërësia e organeve, e institucioneve e…
Shfaq përkufizimin e plotë →VENDIMMÁRRËS,~E mb. Që ka të drejtë të marrë një vendim (organ, institucion). Organ vendimmarrës.
Shfaq përkufizimin e plotë →VENDIMÓR,~E mb., zyrt. Që ka të drejtë të vendosë për një çështje; që peshon e që merret parasysh në shqyrtimin a në diskutimin e një çështjeje; kund. këshillimor. Votë vendimore. …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë