Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VENDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Qëndrim i prerë e përfundimtar që mbahet për një punë a çështje pas shqyrtimit të saj; përfundimi i arritur për diçka pasi e kemi parë e diskutuar atë; ajo gjë që është vendosur të bëhet a të kryhet. Vendim i arsyeshëm. Mori (një) vendim vendosi. I dha vendim diçkaje vendosi për diçka. I rri një vendimi. U tërhoq nga vendimi që kishte marrë. Zbatoi (çoi në vend, shkeli) vendimin.
2. Rregull a urdhëresë për çështje të rëndësishme që nxjerr një organ qeveritar si dhe institucionet vartëse; tërësi masash që caktohen nga një institucion, nga një mbledhje etj. dhe që duhet të zbatohen patjetër. Mori (nxori) një vendim. Zbatoi (çoi në vend) vendimin. Urdhër (vendim) i ministrit. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. Vendimi i mëparshëm shfuqizohet.
3. drejt. Mendimi përfundimtar që i jep zgjidhje çështjes në shqyrtim; një organ gjyqësor pas gjykimit të çështjes, masa a zgjidhja përfundimtare dhe e prerë që jep gjykata për një çështje që ka shqyrtuar. Vendim gjyqësor. Vendim i prerë. Vendim fajësie (pafajësie). Me vendim gjyqi. Shpalli vendimin (drejt.).
✱Sin.: caktim, akt, urdhër, urdhëresë, udhëzim, kushtetim, karar, pleqërim.
VENDIMÁRRËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ka të drejtë të marrë një vendim. U miratua nga vendimmarrësit.
Shfaq përkufizimin e plotë →VENDIMÁRRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka të drejtë të marrë një vendim. U miratua nga vendimmarrësit dhe vendimmarrëset.
Shfaq përkufizimin e plotë →VENDIMMÁRRJ/E,~A f. 1. Marrja e një vendimi; e drejta për të marrë një vendim. Vendimmarrje e vështirë. Përjashtim nga vendimmarrja.2. përmb. Tërësia e organeve, e institucioneve e…
Shfaq përkufizimin e plotë →VENDIMMÁRRËS,~E mb. Që ka të drejtë të marrë një vendim (organ, institucion). Organ vendimmarrës.
Shfaq përkufizimin e plotë →VENDIMÓR,~E mb., zyrt. Që ka të drejtë të vendosë për një çështje; që peshon e që merret parasysh në shqyrtimin a në diskutimin e një çështjeje; kund. këshillimor. Votë vendimore. …
Shfaq përkufizimin e plotë →VENDIMTÁR,~E mb. 1. Që i jep fund a zgjidhje përfundimtare një çështjeje; që sjell një rrjedhim të rëndësishëm; që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të diçkaje; që është i tillë pre…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë