Fjalori
VELVELE

VELVÉL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shqetësim, ankth, ngushti prej një halli a prej të papriturave të mundshme; merak i madh; siklet; tension. E ka kapur velvelja. I ka hyrë velvelja e shkollës. S’e di çka pati, veç e kapi velvelja.
2. Synim, dëshirë, ambicie. Njeri me velvele. I ka hyrë velvelja për të vazhduar studimet. I ka hyrë velvelja për plazh.
Sin.: vërlimë, valavicë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.