Fjalori
VELL

VELL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Viscum album) Bimë parazitarezakonisht rritet mbi bimët pritëse, duke përfshirë dëllinjën.


Rezultate të ngjashme

VÉLLO,~JAI f. sh. ~, ~T 1. etnogr. Pëlhurë e hollë dhe e tejdukshme, me të cilën mbulohet nusja ditën e dasmës kur nusëronte ose kur shkon te shtëpia e dhëndrit; vjet. duvak. Vello…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÉLLO,~JAII f. sh. ~, ~T bot. (lat. Velum partiale) Cipë që mbështjell pjesën e sipërme të kokës së kërpudhave. Vello e kërpudhave.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VELLÚSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Cohë shumë e lëmuar me push të butë e të gjatë, belluz, pelush. Vellush i zi. Fustan (kostum) vellushi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VELLÚSHTË (i, e) mb. Që është prej vellushi, belluzi, i bërë me vellush, belluz. Cohë e vellushtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.