Fjalori
VELIM

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: VEL
VEL

VEL,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Pëlhurë e tejdukshme e endur me fijeholla. Vel i bardhë (i zi). Vel i hollë (i dendur).
2. etnogr. Shami e madhe prej pëlhurehollë e të tejdukshme, me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën kur martoheshin; vello. Mbuloheshin me vel. Veli i nusërisë. Vel i bardhë.
3. Copë pëlhure e trashë dhe e fortëlidhetdirek, e cila me anëerës vë në lëvizje një mjet lundrimi, barkë ose anije; pëlhura e anijes. Anije me vela. Ngriti (uli) velat. Lundronte me vela.
4. fig. Diçka si perde e hollë, që pengon a që dobëson shikimin, tis. Vel avulli (mjegulle). Një vel i hollë mjegulle mbuloi fushën.
5. fig. Diçka që nuk na lë t'i shohim gjërat qartë, ashtu siç janë e t'i kuptojmë mirë; diçkashërben si mjet për t'u maskuar a për të fshehur një gjë të papëlqyer. Ia ka mbështjellë (mbuluar) sytë veli.
Sin.: cipull, napë, duvak, pëlhurë, maskë.
Ka hipur në *barkë pa vela (dikush).

VEL

VEL vep., ~A, ~UR kal. 1. I jap dikujt një gjellë me shumë yndyrë ose ndonjë ëmbëlsirë me shumë sheqer a pemë shumëëmbla derisavelet e të mos ketëdëshirëhajë nga ato; e ngop tej mase, sa s'mundhajëshumë. E vela me mjaltë. Më veli bakllavaja. Më veli mishi i majmë.
2. fig. E ngop tej mase dikë me diçka, duke ia plotësuargjitha kërkesat e nevojat, e bëj të mos ndihet më për diçka, e kënaq jashtë mase. E velën me dhurata. E veli me të mira (me peshqeshe, me para).
3. fig. keq. E mërzit a e bezdis tepër dikë; i ngjall neveri, bëhem i neveritshëm për (dikë). veli dikush m’u mërzit, s'e duroj dot. Na veli me fjalë.
Sin.: buhis, velesis, dend, stërngop, tejngop.


Rezultate të ngjashme

VELÍER/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Anije me vela. Velierë udhëtarësh. Kiçi i velierës. Velierë peshkimi. Hipi në velierë. Udhëtoj me velierë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VELIKDÓN,~I m., fet. Festë e përvitshme e të krishterëve ortodoksë, që rikujton ringjalljen e Krishtit dhe që kremtohet në pranverë, pashkët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VELIPOJÁS,~E mb. Që ka të bëjë me Velipojën ose me velipojasit, që është karakteristik për Velipojën ose për velipojasit, i Velipojës ose i velipojasve. Banor velipojas. Familje ve…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VELIPOJÁS,~I m. sh. ~, ~IT Banor vendës nga Velipoja ose ai që e ka prejardhjen nga Velipoja. Velipojasi i vjetër tregoi historinë e fshatit dhe traditat e tij. Si një velipojas kr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VELIPOJÁS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse nga Velipoja ose ajo që e ka prejardhjen nga Velipoja. Velipojaset janë të njohura për gatimet tradicionale. Në festival u prezantua n…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VELÍT (VELÍS) vep,. ~A, ~UR kal. Vel.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►VELÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Velem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VELÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Velje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VELÍTUR (i, e) mb. I velur..Sin.: velës, neveritës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.