Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: VELET
VELET

VELÉT,~E mb., bised. është i shkathët, i zgjuar e dinak; që sillet a vepron me dredhi; që s'ia ha qeni shkopin, torlar. Burrë (djalë) velet. Nuse velete. Është velet. Bën gjoja se nuk di gjë, por të gjitha i nuhat e i merr vesh, është velet.
Sin.: dhelparak, qerrata, i shkathët.

VELET

VELÉT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Ai që është i shkathët, i zgjuar e dinak; që sillet a vepron me dredhi; që s'ia ha qeni shkopin, torlar. Ai veletijep ujë në shpinëlugës. Nuk ia hedh dot veletit. Është velet i madh.
Sin.: dhelparak, qerrata.

VELËT

VÉLËT (i, e) mb. 1. Që të vel ngaqë është shumë i yndyrshëm ose shumë i ëmbël, që të ngop menjëherë; që shkakton velje. Mish i velët. Hallvë e velët. Ushqim i velët.
2. fig. Që të mërzit tepër me sjelljen e me veprimet e tij, që të neveritet. Njeri i velët.
Sin.: velës, i rëndë, i mërzitshëm, i bezdisshëm, i neveritshëm, neveritës.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.