Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VÉLËT (i, e) mb. 1. Që të vel ngaqë është shumë i yndyrshëm ose shumë i ëmbël, që të ngop menjëherë; që shkakton velje. Mish i velët. Hallvë e velët. Ushqim i velët.
2. fig. Që të mërzit tepër me sjelljen e me veprimet e tij, që të neveritet. Njeri i velët.
✱Sin.: velës, i rëndë, i mërzitshëm, i bezdisshëm, i neveritshëm, neveritës.
VELÉT/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Ajo që është e shkathët, e zgjuar e dinake; që sillet a vepron me dredhi; që s'ia ha qeni shkopin, torlare, dhelparake. Ajo veletja të sjell në m…
Shfaq përkufizimin e plotë →VELETÍ,~A f. bised. Shkathtësi, zgjuarsi; dinakëri, dhelpëri, kopili. Veproi me veleti.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÉLE,~T f. vet. sh. Verzë. Velet e peshkut.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÉL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pafta hekuri, me të cilat mbërthehen kanatat e derës pas kornizës, menteshë, çivi, çerçive.✱Sin.: menteshë, çivi, çerçive, çift, thith.
Shfaq përkufizimin e plotë →VELECÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Vesh rrushi.✱Sin.: vile, bistak.
Shfaq përkufizimin e plotë →VELECÚ/NG,~U m. sh. ~NGJE, ~GJET Vesh rrushi, kalavar. Velecung rrushi. I këputi dy-tre velecungë✱Sin.: vile, bistak.
Shfaq përkufizimin e plotë →►VÉL/EM jovep., ~A (u), ~ÚR vetv. 1. Nuk më hahet më një gjellë a një ëmbëlsirë etj., sepse është shumë e yndyrshme a shumë e ëmbël ose ngaqë kam ngrënë tepër; ngopem tej mase me d…
Shfaq përkufizimin e plotë →VELENÍS vep., ~A, ~UR kal. Shkoj, rrah në dërstilë velenxat, shajakun, zhgunat etj., për t’i ngjeshur e për t’i bërë të butë, dërstiloj. Velenis shajakun. I velenis mirë zhgunat.✱S…
Shfaq përkufizimin e plotë →VELÉNX/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mbulesë e gjerë prej leshi, e endur jo shumë dendur e zakonisht pa thekë; çull. Velenxë e leshtë (e dhirtë). Velenxë e trashë (e hollë). Shtroj velenxën.…
Shfaq përkufizimin e plotë →VELÉS,~I m., mit. Perëndi e tokës, ujit dhe botës së nëndheshme, sipas një besimi fetar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë