Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VEL,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Pëlhurë e tejdukshme e endur me fije të holla. Vel i bardhë (i zi). Vel i hollë (i dendur).
2. etnogr. Shami e madhe prej pëlhure të hollë e të tejdukshme, me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën kur martoheshin; vello. Mbuloheshin me vel. Veli i nusërisë. Vel i bardhë.
3. Copë pëlhure e trashë dhe e fortë që lidhet në direk, e cila me anë të erës vë në lëvizje një mjet lundrimi, barkë ose anije; pëlhura e anijes. Anije me vela. Ngriti (uli) velat. Lundronte me vela.
4. fig. Diçka si perde e hollë, që pengon a që dobëson shikimin, tis. Vel avulli (mjegulle). Një vel i hollë mjegulle mbuloi fushën.
5. fig. Diçka që nuk na lë t'i shohim gjërat qartë, ashtu siç janë e t'i kuptojmë mirë; diçka që shërben si mjet për t'u maskuar a për të fshehur një gjë të papëlqyer. Ia ka mbështjellë (mbuluar) sytë veli.
✱Sin.: cipull, napë, duvak, pëlhurë, maskë.
♦ Ka hipur në *barkë pa vela (dikush).
VEL vep., ~A, ~UR kal. 1. I jap dikujt një gjellë me shumë yndyrë ose ndonjë ëmbëlsirë me shumë sheqer a pemë shumë të ëmbla derisa të velet e të mos ketë më dëshirë të hajë nga ato; e ngop tej mase, sa s'mund të hajë më shumë. E vela me mjaltë. Më veli bakllavaja. Më veli mishi i majmë.
2. fig. E ngop tej mase dikë me diçka, duke ia plotësuar të gjitha kërkesat e nevojat, e bëj të mos ndihet më për diçka, e kënaq jashtë mase. E velën me dhurata. E veli me të mira (me peshqeshe, me para).
3. fig. keq. E mërzit a e bezdis tepër dikë; i ngjall neveri, bëhem i neveritshëm për (dikë). Më veli dikush m’u mërzit, s'e duroj dot. Na veli me fjalë.
✱Sin.: buhis, velesis, dend, stërngop, tejngop.
VELECÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Vesh rrushi.✱Sin.: vile, bistak.
Shfaq përkufizimin e plotë →VELECÚ/NG,~U m. sh. ~NGJE, ~GJET Vesh rrushi, kalavar. Velecung rrushi. I këputi dy-tre velecungë✱Sin.: vile, bistak.
Shfaq përkufizimin e plotë →►VÉL/EM jovep., ~A (u), ~ÚR vetv. 1. Nuk më hahet më një gjellë a një ëmbëlsirë etj., sepse është shumë e yndyrshme a shumë e ëmbël ose ngaqë kam ngrënë tepër; ngopem tej mase me d…
Shfaq përkufizimin e plotë →VELENÍS vep., ~A, ~UR kal. Shkoj, rrah në dërstilë velenxat, shajakun, zhgunat etj., për t’i ngjeshur e për t’i bërë të butë, dërstiloj. Velenis shajakun. I velenis mirë zhgunat.✱S…
Shfaq përkufizimin e plotë →VELÉNX/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mbulesë e gjerë prej leshi, e endur jo shumë dendur e zakonisht pa thekë; çull. Velenxë e leshtë (e dhirtë). Velenxë e trashë (e hollë). Shtroj velenxën.…
Shfaq përkufizimin e plotë →VELÉS,~I m., mit. Perëndi e tokës, ujit dhe botës së nëndheshme, sipas një besimi fetar.
Shfaq përkufizimin e plotë →VELÉT,~E mb., bised. Që është i shkathët, i zgjuar e dinak; që sillet a vepron me dredhi; që s'ia ha qeni shkopin, torlar. Burrë (djalë) velet. Nuse velete. Është velet. Bën gjoja …
Shfaq përkufizimin e plotë →VELÉT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Ai që është i shkathët, i zgjuar e dinak; që sillet a vepron me dredhi; që s'ia ha qeni shkopin, torlar. Ai veleti të jep ujë në shpinë të lugës. Nuk…
Shfaq përkufizimin e plotë →VELÉT/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Ajo që është e shkathët, e zgjuar e dinake; që sillet a vepron me dredhi; që s'ia ha qeni shkopin, torlare, dhelparake. Ajo veletja të sjell në m…
Shfaq përkufizimin e plotë →VELETÍ,~A f. bised. Shkathtësi, zgjuarsi; dinakëri, dhelpëri, kopili. Veproi me veleti.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë