Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VEGJETATÍV,~E mb. 1. biol. Që ka të bëjë a që lidhet me ushqimin dhe me rritjen a me zhvillimin e organizmave bimorë. Organet vegjetative organet e ushqimit dhe të rritjes te bimët (rrënja, kërcelli, gjethet). Pjesa vegjetative e bimës. Cikli vegjetativ koha që i nevojitet bimës nga mbirja deri në pjekje, periudha e zhvillimit dhe e rritjes së bimës. Periudhë vegjetative koha e vitit, gjatë së cilës shfaqet veprimtaria jetësore e bimës; periudha e rritjes dhe e zhvillimit të bimës. Shumëzim vegjetativ shumëzimi i bimëve që bëhet me anë të kërcellit, të rrënjës ose të gjethes. Pushim vegjetativ koha gjatë së cilës bima nuk rritet e nuk zhvillohet.
2. fiziol. Që ka të bëjë me sistemin nervor vegjetativ, pjesë e sistemit nervor që drejton veprimtarinë e organeve të brendshme dhe rregullon shkëmbimin e lëndëve në organizëm. Sistemi nervor vegjetativ.
VEGJETABÍL,~E mb., bot. Që ka të bëjë me bimësinë, që i përket bimësisë, që ka prejardhje bimore.
Shfaq përkufizimin e plotë →VEGJETACIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET bot. Bimësi; mbirja, rritja, zhvillimi dhe shumëzimi i tyre,
Shfaq përkufizimin e plotë →VEGJETÁL,~E mb., libr. Bimor. Vaj vegjetal. Lëndë vegjetale. Me origjinë vegjetale.
Shfaq përkufizimin e plotë →VEGJETÁL,~E mb. Bimor.
Shfaq përkufizimin e plotë →VEGJETARÍAN,~E mb. Që përdor vetëm ushqime bimore dhe bulmet; që nuk ha mish. Dietë vegjetariane. Ushqim vegjetarian.
Shfaq përkufizimin e plotë →VEGJETARIÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Ai që përdor vetëm ushqime bimore dhe bulmet, ai që nuk ha mish.
Shfaq përkufizimin e plotë →VEGJETARIÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET libr. Ajo që përdor vetëm ushqime bimore, ajo që nuk ha mish.
Shfaq përkufizimin e plotë →VEGJETÍM,~I m., libr. 1. Rritje, zhvillim i bimëve. Vegjëtimi i bimëve.2. fig. Zhvillim, gjallim dosido; gjallim pa qëllime e interesa në jetë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VEGJET/ÓJ vep., ~ÓVA ~ÚAR libr., jokal. 1. vet. v. III. Rritet, zhvillohet, gjallëron (për bimët). Bimët pa rrezet e diellit nuk vegjetojnë.2. Gjalloj si një bimë pa përpjekje, pa …
Shfaq përkufizimin e plotë →VEGJETÚES,~E mb., libr. Që rritet, zhvillohet dhe gjallëron, që vegjeton (për bimët, kafshët dhe njerëzit). Njeri vegjetues. Bimë vegjetuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë