Fjalori
VEGJ

VEGJ,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Vegjë.
2. kompj. Materiali shtesë, në formatendryshme (pdf., docx, png, jpeg etj.), që i bashkëngjitet një mesazhipostën elektronike.


Rezultate të ngjashme

VÉGJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vegjë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VEGJÍM,~II m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur vegjoj në vegjë. Vegjimi i qilimit. Sixhades i kishte bërë një vegjim të ngjeshur (të mirë).

Shfaq përkufizimin e plotë →

VEGJÍM,~III m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur vegjoj një ene prej balte. Vegjimi i qypit. Vegshit ia bëri dy vegjime.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VEGJ/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Punoj në vegjë, bëj vegjë; hyj në vegjë. Vegjon në vegjë. Vegjon prej shumë vitesh.Sin.: end, thur, indoj, endis, vej.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VEGJ/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I vë vegjën a dorëzën një ene prej balte, vjegoj. I vegjojnë shtambat. Pasi bën shtambën e vegjon.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VEGJÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Enë balte a vorbë me një vesh përsipër grykës, veshake. Vegjore prej balte. Vegjore me një vesh (me dy veshë).Sin.: vegsh, dorje, shtambë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÉGJS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Sheke e vogël për kos. Vegjsa e kosit.Sin.: vedër, mjelcë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÉGJ/Ë,~AI f. kryes. sh. ~Ë, ~ËT Vegël e madhe prej druri, me katër këmbë dhe me pajisjet e nevojshme, që përdoret nga një njeri për të endur pëlhurë ose qilima, avlëmend; tezgjah.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÉGJ/Ë,~AII f. sh. ~Ë, ~ËT edhe fig. Vjegë, vegë, dorezë, vesh. Atë çast erdhi Ajkuna me një tavë balte që e mbante me kujdes nga vegjët. Gjeti vegjë ku të kapet. Gjeti vegshi vegj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÉGJ/Ë,~AIII f. sh. ~Ë, ~ËT Kofshë e pulës. E hëngri një vegjë të pjekur.Sin.: çapua, çapok.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.