Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VEGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vegon; kur del drita e parë e mëngjesit. Vegimi i ditës. Shkrepi vegimi i ditës.
2. Veprimi kur mezi shohim a e dallojmë diçka, kur e shohim si nëpër mjegull. Vegim në errësirë. Vegimi i syve.
3. Diçka që na përfytyrohet në vetëdije pa e kapur me anë të shqisave; përhitje; përfytyrimi i çastit i dikujt a i diçkaje; ëndërr. Vegim i mrekullueshëm (fantastik). Vegim i mjegullt. Vegimet e fëmijërisë. Vegimi regjisorial. Iu shfaq një vegim. Humbi në vegime. U zhduk si vegim. Si në vegim.
✱Sin.: përhijim, vegullim, shkëndijim, hije, shajni, përfytyrim.
VEGIMÓR,~E mb., poet. Vegimtar.✱Sin.: ëndërrimtar, ëndërrues.
Shfaq përkufizimin e plotë →VEGIMTÁR,~E mb., poet. Që është një vegim; që bëhet a që shfaqet si në vegim; ëndërrues, ëndërrimtar, vegimor. Jetë vegimtare. Ëndërr vegimtare. Mendime vegimtare. Sy vegimtarë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VEGIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka prirje të rrojë me vegime a të bjerë në vegime; ëndërrimtar, ëndërrues. Ëndrra e vegimtarit. Synim (qëllim) vegimtari.
Shfaq përkufizimin e plotë →VEGIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka prirje të rrojë me vegime a të bjerë në vegime; ëndërrimtare, ëndërruese. Qëllimet dhe ëndrrat e vegimtares.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë