Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VEGËFËLLÍQUR mb., bised. 1. Që nuk e mban pastër veten, veshjen, shtëpinë; që i ka këmbët të palara, fëlliqashe, ndyracake. Grua vegëfëlliqur.
2. fig. Që është me sjellje e veprime të ulëta, të pandershme dhe të turpshme; ndyrësirë. Grua (vajzë) vegëfëlliqur.
VEGËFËLLÍQUR,~A f. sh. ~A, ~AT thjesht., shar. 1. Ajo që nuk e mban pastër veten, veshjen, shtëpinë; ajo që i ka këmbët të fëlliqura, fëlliqashe, ndyracake (grua a vajzë). Ajo vegëfëlliqura është fëlliqashe e madhe.
2. fig. Ajo që është me sjellje e veprime të ulëta, të pandershme dhe të turpshme; ndyrësirë. Ajo vegëfëlliqura nuk e ka për gjë turpin as marren.
VEGËFËLLÍQTË mb. Vegëfëlliiqur.
Shfaq përkufizimin e plotë →VEGËFËLLÍQT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vegëfëlliqur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë