Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VÉG/ËL,~LAI f. sh. ~LA, ~LAT 1. Mjet i thjeshtë a përdorëse që shërben për të bërë një punë ose për të kryer një veprim; në sh. disa përdorëse që së bashku shërbejnë për të bërë di…
Shfaq përkufizimin e plotë →VÉG/ËL,~LAII f. sh. ~LA, ~LAT bised. Organ i brendshëm i njeriut, që kryen një punë të caktuar. Veglat tretëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÉG/ËL,~LAIII f. sh. ~LA, ~LAT euf. Organi gjenital mashkullor; hallatet, të poshtmet. Vegla e burrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÉG/ËL,~LAIV f. sh. ~LA, ~LAT Mjet prej druri për të endur pëlhurë a tirk, vegjë, avlëmend, tezgjah. Punon (end) në vegël. Endësja është e shkathët në vegël.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÉG/ËL,~LAV f. sh. ~LA, ~LAT bised. Veshi i një ene, vjegë (edhe fig.). E kapi për vegle. Ia gjeti veglën diçkaje ia gjeti anën, ia gjeti vjegën.✱Sin.: rrëfanë, vegjë, vjegëz, vegë…
Shfaq përkufizimin e plotë →VEGËNÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Qyp i vogël që ka një vegë, e cila i bashkon dy anët e enës.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÉGËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që punon në vegjë, vegtar, vegjëtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÉGËS,~A f. sh. ~A, ~AT Vegjëtare.
Shfaq përkufizimin e plotë →VEGËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Bërja vegëz e penjve për të thurur triko a çorape, thurje me shtiza. Vëgëzimi i trikos (i çorapeve). Vegëzim me shtiza.
Shfaq përkufizimin e plotë →VEGËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Thur me shtiza a me grep çorape, triko a një veshje tjetër. Ajo e vëgëzoi trikon shpejt. Vegëzoj çorape për dimër.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë