Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VEÇORÍ,~A f. sh. ~, ~TË Veti a cilësi dalluese e dikujt a e diçkaje, karakteristikë dalluese. Veçoritë e karakterit të dikujt. Zbuloj (përcaktoj) veçoritë e diçkaje. Veçoria kryesore (thelbësore). Veçoritë biologjike. Veçoritë e së folmes dialektore. Veçoritë e moshës së fëmijëve. Veçoritë e lojës. Veçoritë e sëmundjes.
✱Sin.: anë, tipar, veçanti.
VEÇÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fiz., elektr. 1. Veçues.
2. Pajisje e posaçme e bërë me lëndë jopërçuese, që përdoret zakonisht në shtyllat ose në nënstacionet elektrike për të lidhur dhe për të veçuar përcjellësit e rrymës elektrike, veçues, izolator. Veçor mbajtës (mbështetës). Veçor i tensionit të lartë. Vunë veçorët në shtyllë. Izolimi i përcjellësit nga muri bëhet me anën e dy veçorëve.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë