Fjalori
VE

VE,~JA f. sh. ~, ~TË Vezë. Ve pule (rose, pate). Ve zogu. Një kokërr ve. Bën ve.

VE

VE (i, e) mb. Që i ka vdekur burri ose gruaja dhe nuk është martuar më. Burrë i ve. Grua e ve. Mbeti e ve. Mori një të ve.
Sin.: vejushkë, vejushe, vejan, vejane, i pagrua, e paburrë, burrëvdekur, gruavdekur.

VE

VE,~U (i) m. sh. ~, ~TË (të) qenët i ve, ai cilit i ka vdekur gruaja dhe nuk është martuar më, burrë i ve, vejan. Ai i veu nuk është martuar me pas vdekjesgruas.
Sin.: vejush, i pagrua, gruavdekur.

VE

VE,~JA (e) f. sh. ~JA, ~JAT (të) qenët e ve, ajo cilës i ka vdekur burri dhe nuk është martuar më, grua e ve, vejushë. Ajo e veja kishte dy fëmijë.
Sin.: vejane, e paburrë, burrëvdekur.

vep., VÚRA, VË́NË 1. kal. E vendos dikë a diçka në një vend; e ngul a e mbështet diku; vendos. Vë në (mbi) tryezë. Vuri tenxherenzjarr. E vurivendin e vet. Vuri një kurorë mbi varr. I vuri dorën mbi sup. Vuri këmbën mbi këmbë. I vuri mollës një furkë. I vuri bashkë (afër, larg e larg).
2. kal. E fut, e shtie diçka brenda në një send; e puthit a e ngërthej pas diçkaje. E vuriçantë. E vuri (brenda﴿ në dollap (në sirtar). Vë këpucëtkallëp. Vë hekurinprizë. Vë duart (shaminë) në xhep. E vunë grurinhambar. Vë çelësinbravë. Nuk kam vënë gjë në gojë nuk kam ngrënë fare. E vunëdhe e varrosën. E vënçadhe (mallk.)!
3. kal. E çoj dhe e lë dikë a diçkavendin e duhur ose në vendin që i takon; e vendos në një vend a në një gjendjecaktuar; e rregulloj si duhet; ndreq, rregulloj; vendos. E vunëkryevendit. I vuri nxënësitrresht. E vuri fëmijëngjumë (të flejë). E vunë barin mullar. I vuri drutë stivë. E vurikëmbë. E vuri me kokë poshtë. E vuri orënzile.
4. kal. Vendos në një vend një aparat, një makinë etj. dhe e bëjpunojë, e mbërthej a e lidh si duhet, në mënyrë që të punojë; vendos. telefoninshtëpi. Vë dritën elektrike. Vë një radiomakinë.
5. kal. Pajis diçka me një send a me një mjetnevojshëm, i shtoj a i vendos diçkanevojshme. I vuri derës shulin. I vë frenat makinës (biçikletës). I vë bisht lopatës. I vë astar xhaketës. I vuri rrathët vozës. I vuri pajimet kalit. I vë mbulesën tryezës. I vuri derës një bravë të re.
6. bised., kal. I jap a i shtroj përpara dikujt një gjë që të ulet, të hajë, të flejë etj. Vëri karrigenulet! I vuri një dyshek për të fjetur. I vunë bukë e gjellë.
7. kal. Vendos një arnë etj. në një veshje a në diçka tjetër për ta ndrequr ose për ta bërë më të fortë; i qep, i ngjit diçkaje një gjë. I vë arnë një petku. U vuri gjysma këpucëve. I vuri një pullë zarfit (kartolinës).
8. kal. Vesh; vendos diçkatrup a në një pjesëtrupit tim ose të dikujt tjetër; ngjesh. kapelën. Vuri helmetën. Vë syze. Vë dylbitë. Vë dhëmbët. Vë rruaza (në qafë). Vuri pushkënkrah. Vuri brezin. Vuri gjerdanin me fishekë. Vë termometrin vendos termometrin nën sqetull për të matur temperaturën.
9. kal. Lyej një pjesëtrupit (fytyrën, buzët etj.) me diçka për t'u zbukuruar; lyej dikë a diçka tjetër për ta zbukuruar, për t'i ndryshuar pamjen etj. Vinin këna. Vë të kuq (të bardhë). Vë krem. I vuri pudër. U vë vaj flokëve. U vë bojë këpucëve lyej këpucët me bojë.
10. kal. Bëj një shenjëdiçka me laps, me bojë ose me diçka tjetër, shënoj; shkruaj diçka në një fletë etj. I vuri vulën. Vë nënshkrimin. Vë theksin. Vë pikat mbi ë. Vë datën. Vë shenjat e pikësimit. U vinin damkë deleve. I vë notën nxënësit. Vë mungesatregjistër.
11. jokal., vet. v. III Zë a formon diçka përsipër. ajkë qumështi. Vë kore plaga. Ka vënë një cipëhollë. Ka vënë pluhur. I kanë vënë perde sytë. Ka vënë guall toka.
12. jokal. Shtoj diçkapeshën ose në vëllimin e trupit; zë. Ka vënë dhjamë (mish) është shëndoshur tepër, është ngjallur. Ka vënë gjak është shëndoshur. Ka vënë bark.
13. jokal. Mbjell; rrit, mbaj. Vunë duhan (lakra, qepë, presh, hudhra). Vunë mollë (fiq, rrush, pemë). Vënë lule (karafila). Kanë vënë pula (derra, dhen, pëllumba).
14. kal. Fitoj a grumbulloj para, pasuri etj. me punë ose me një mënyrë tjetër, siguroj; vendos para, ushqime a gjëratjera diku për t'i ruajtur ose për t'i përdorurvonë; lë. Vuri pasuri (mall, para, kapital). Vinin zahire për dimër. Vunë ushqimin e dimrit për bagëtitë. Vë para mënjanë kursen, i ruan, i grumbullon paratë.
15. kal. Përfshij, fut në një listë, në inventar etj.; shtroj, paraqit diçka për ta shqyrtuar; paraqit dikë për ta zgjedhur. Vuri kandidaturën. E vunëlistë. E vunërendin e ditës. E vunëvotë.
16. kal. E vlerësoj diçka në një mënyrëcaktuar, e çmoj, e quaj. E vë baras me atë. E vë mbi vete. Nuk e vë nën të tjerët. Nuk e vë me asgjë. E vuri si rregull. E ka vënë si detyrë.
17. kal. Caktoj përfundimisht diçka, përcaktoj; shtroj kërkesacaktuara. Vuri çmimet. Vunë normareja. Vë kërkesalarta. Vuri kushterënda.
18. bised., kal. E caktoj dikëkryejë një punë a një detyrë; e emëroj; e zgjedh. E vunë drejtor (kryetar). E vunë senator klase. E vunë rojë. E vunëpunë. E vunë në një vend me përgjegjësi.
19. jokal. Bëjdiçkavejë ashtu si duhet; ndërhyj e krijoj kushtepërshtatshme për diçka; vendos. rregull (disiplinë).
20. kal. E detyroj a e shtrëngoj dikëbëjë diçka; i japkryejë një punë (zakonishtbashkëvajtje me një folje në mënyrën lidhore). E vurimësonte. E ka vënëflejë. E vuribënte be. Vuri usta t'i ndreqte çatinë. I vuri njeri ta ruante.
21. kal. I ngjit dikujt diçka; i jap një emër a një emërtim, një titull etj. Si ia vunë emrin? I vunë një nofkë. I vuri titullin artikullit.
22. kal. E lë dikë a diçka në një gjendjecaktuar, e vendosdisa rrethana; krijoj rrethana a kushtecaktuara. E vurigjendjevështirë. Vëre vetengjendjen time!
23. kal. I përvishem një pune me një vegël, e bëj duke përdorur një mjet. I vuri draprin e korri. I vuri kosën e kositi. I vuri gërshërën e preu me gërshërë, e qethi. I vuri sëpatën e preu me sëpatë. I vuri sharrën e sharroi. I vuri thikën e preu me thikë, e theri.
24. bised., kal. E qëlloj a e shtyj dikë me diçka; e pengoj me diçka; e rrëzoj. I vuri duart (bërrylat). I vuri këmbën (pengën).
25. kal. E përdor diçka, e shtiepunë; shfrytëzoj. Vunëgjitha forcat (fuqitë). Vurigjitha aftësitë e veta.
26. kal. Ngre a kurdis diçka kundër dikujt; shtyj dikë kundër një tjetri. I vuri pritë (pusi). I vuri një grackë (një kurth). E vuri kundër tij.
27. kal. E bëj gati për t'u shfaqur (një vepër dramatike, muzikore etj.). Vuri operën në skenë. Vuri një pjesë të re.
28. kal. Nis diçka, filloj. Vunë themelet e shtëpisë.
29. kal. Përdoretbashku me disa emra pa parafjalë dhe formon me ta grupe fjalësh me kuptimin e foljeve, që kanë lidhje fjalëformuese me këta emra (edhe në një varg njësish frazeologjike). bast. I vë besë i besoj. Vuri dashuri ra në dashuri, shtiu dashuri. I vuri dyllin diçkaje e dyllosi. S'i vë faj nuk e quaj fajtor, nuk e ngarkoj me faj. I vuri fre e frenoi, e përmbajti. inat inatoset. I vuri kufi (cak) e kufizoi. kujdes kujdesohem. I vuri kusht e kushtëzoi, e bëri me kusht. Vuri ulërimën (lemerinë, kujën). merak merakoset. I vuri minat diçkaje. I vuri njollë (damkë) dikujt e njollosi, e damkosi, e bëri me turp, e poshtëroi paratjerëve. shpresat te dikush a te diçka shpresoj. I vë theksin e theksoj.
30. kal. Përdoretbashku me emra, zakonisht prejfoljorë e të paraprirë nga një parafjalë, dhe formon me ta grupe fjalësh me kuptimin e foljeve, që kanë lidhje fjalëformuese me këta emra (edhe në një varg njësish frazeologjike). E vuri në be e lidhi me be, e detyroibëjë be. E vuridijeni dikë ia bëriditur diçka, e njoftoi për diçka. E vë në diskutim diçka e diskutoj, e quajdiskutueshme. Vuri dukje se... theksoi se..., përmendi, tregoi se… Nuk e vë në dyshim nuk dyshoj për atë. E vuri funksionim diçka e bërifunksionojë. E vurigjunjë dikë e gjunjëzoi, e nënshtroi. E vuri nën kontroll nisi ta ketë nën kontroll. E vurilëvizje e bëri që të lëvizë, e gjallëroi. Vë në lidhje lidh. E vunëlitar e varën. S'e vë në llogari (në hesap) dikë a diçka s'e llogarit. E vurimendime e bëri që të mendohet. E vurimundime dikë e futimundime, e mundoi. E vuri para përgjegjësisë dikë e bëripërgjigjet për atë që ka bërë ose të kuptojë përgjegjësinë që ka, i kërkoi llogari. E vuri përdorim nisi ta përdorë. Kam vënëplan kam planifikuar, kam ndër mend, mendoj. Vë në provë provoj. Vë në qarkullim e qarkulloj, e shpërndaj; e nxjerrqarkullim. Vë në rregull diçka rregulloj. Vë në rrezik rrezikon. E vë në shfrytëzim diçka nis ta shfrytëzoj. E vurishitje diçka e nxori për ta shitur. E vë nën ujë një tokë e bëjujitshme. Vë në veprim e bëj që të veprojë, e bëj që të lëvizë.
Sin.: vendoj, mbërthej, rendis, radhis, rendoj, lë, fus, shtie, hedh, ngjis, shtroj.
*Hiq e vër atë vetë. *Ngre e vë (dikush) keq. E puth dhe e vë në *ballë (diçka). Vë (jep) *alarmin (dikush). E vë (e nxjerr) në *ankand (diçka) libr. I vë (i hedh) një *arnë (diçkaje). Vë në balancë (në *peshore) (diçka). Iu vu *bala (dikujt). I vuri (i derdhi) *balsam (dikujt). I vë *balluke (dikujt) keq. E vuri (e bëri) *batbat (dikë). Vuri (hodhi) bazat (*themelet) (e diçkaje) libr. E vë në *be (dikë). I vuri *benzinën (diçkaje). I vuri (i futi) *bërrylin (dikujt). E vë (e sjell) në *binarë (dikë a diçka). E vë në *bishtI (diçka) përçm. E vë në *bishtII (dikë). E vë në *bishtlahutës (dikë). U vu në *blojë (dikush) tall. I vë *bojë (dikujt a diçkaje). (Është) për ta vënë *bostan (dikush). E vë (e fut) në *brazdë (në hulli) (dikë). I vë *brirë (dikujt) keq. I vuri (i nguli) *bririn (dikujt). S’e vënë *brinjë (dikë) mospërf. Vuri *brumë (dikush). I vë *cak (dikujt). I vuri çelësin (*kyçin, drynin) (diçkaje). E vë në *çetele (diçka). I vuri *dajakun (dikujt). I vunë *dajren (dikujt) mospërf. I vuri *damkën (dikujt). Ivunë *daullen (dikujt). S’e vë (s’e fut, s’e ka) në *defter (dikë a diçka) mospërf. E vë në *dietë (dikë) libr. Vihem në *dietë libr. Vë *dorë (mbi dikë a mbi diçka). E vuri (e shtiu) në *dorë (dikë a diçka). E vë në *dritë (diçka). I vuri *drizën (diçkaje). I vuri *drunë (dikujt) mospërf. I vuri drynin (*kyçin, çelësin) (diçkaje). Vë në *dukje (diçka). I vuri (i ktheu) dyfekun *(pushkën) (dikujt). Vë *dhjamë. I vë *emër (diçkaje). I vuri *ferrën (diçkaje). E vuri (e solli) në (për) *fije (diçka). I vuri *fitilin (diçkaje). I vuri *flakën (diçkaje). I vë *fre (frerin) (dikujt a diçkaje). E vë në *fre (dikë). I vuri *fshesën përb. I vuri *fugën (diçkaje). I vë (i jap) *fund (diçkaje). I vë gardh (diçkaje). I vuri (i futi) *gërshërën (diçkaje). Vë *gishtin (mbi dikë a mbi diçka). Ka vënë *gojë (dikush). E shtiu (e vuri) në *gropë (dikë). Ka vënë (ka lëshuar) *gushë (dikush). Vë *gjak. I vë *gjoksin (diçkaje). E vë në *gjumë (dikë). I vë * gjyzlykë (dikujt). E vë në *hije (dikë). I vuri *hunë (dikujt) përb. E vë (e fut) në hulli (në *brazdë) (dikë). I vë *hundëz (dikujt). I vë *jastëk. Vënë *jetë (diçka). Vuri *kambanën (dikush). Nuk e vë në *kandar (në peshore). I vuri *kapak (kapakun) (diçkaje). E vë në *karantinë (diçka) libr. E vuri (e futi) në *katror (dikë) libr. I vuri *kazmën (diçkaje). Vë *këmbë (diku). I vuri *këmbën (dikujt) keq. E vuri nën *këmbë (dikë). E vë (e hedh) *këmbën mbi këmbë. I vë *kokë (diçkaje). E vuri nën *komandë (dikë). I vuri *kosën (dikujt a diçkaje). I vë *krahët (diçkaje). I vuri *krusmën I vë *krye (diçkaje). I vuri *kryq (dikujt a diçkaje). Vë *kujën (dikush). I vuri *kyçin (diçkaje). I vë *kufi (sinor) (dikujt a diçkaje). Vë *kujën (dikush). Vuri *kurorë (dikush). S’kam vënë (s’kam lidhur) *kurorë (me dikë) tall. I vuri *kurrizin (diçkaje). I vuri *kyçin (çelësin, drynin) (diçkaje). I vë *ledh (diçkaje). I vunë (i varën) *legenin (dikujt) mospërf. I vuri *leqe (dikujt). Vë *lemerinë (dikush). I vuri *lesën (dikujt a diçkaje). E vuri në *lojë (dikë). E vë në *lotari (diçka). I vuri *lulen (diçkaje). S’e vë në llogari (në *hesap) (dikë a diçka). I vuri *llozin (diçkaje). I vë *majën (diçkaje). Vuri *maskën (dikush) keq. I vë *mend (dikujt a diçkaje). Vuri (zuri) *mend (dikush). E vë ndër *mend (diçka). I vë *mendjen (dikujt a diçkaje). E vë në *mendje. E ka vënë në *mengene (dikë). Vuri (zuri) *merak (në diçka). I vë *metrin (dikujt). I vë *mëgojëzën (dikujt). Vë *mënjanë (diçka). I vuri *minat (dikujt a diçkaje). Vë (lidh) *mish. I vuri *ngojëzën (dikujt). E vuri në *nishan (dikë). S’e vë (s’e zë, s’e shtie, s’e fut) në *numër (dikë). I vë *njollë (dikujt a diçkaje). I vuri një *perde (diçkaje). Vë në *peshë (diçka). Vë në *peshore (diçka). Nuk e vë në peshore (në *kandar) (diçka). E vuri *përfund. E vuri (e mori) *përpara (dikë). E kam vënë *përpara (diçka). E vë *përposhtë (dikë). E vunë (e ngritën) në *piedestal (dikë a diçka) libr. I vuri *pikë (pikën) (diçkaje) libr. E vë në *pikëpyetje (dikë a diçka) libr. I vë një *pikëpyetje (dikujt a diçkaje) libr. I vuri *pishën (diçkaje). E vë *plak (dikë). I vë në një *plan libr. I vuri *plloçën (diçkaje). E vuri *poshtë (dikë). I vë (i hedh) *prangat (dikujt). Më ka vënë *prangat (dikush). S’ia vë për *pulle (dikujt). I vuri (i ktheu) *pushkën (dikujt). E vuri në *pyka (dikë). I vë *qeleshen (dikujt) keq. E vunë në *qoshe (dikë). E vë në *rabush (dikë a diçka). Vë në një *radhë (në një rresht) (me dikë a me diçka). Vë *re (dikë a diçka). I vuri *rrasën (diçkaje). I vë *samarin (samar) (dikujt) tall. I vuri *sëpatën (diçkaje). E vuri (e futi) në *sirtar (diçka). Ia vuri *syrin. I kanë vënë sytë *ag (dikujt). I kanë vënë (i kanë zënë) sytë *cergë (dikujt). I kanë vënë (i kanë zënë) sytë *perde (dikujt). Ivë *qeleshen (dikujt a diçkaje). I vë *syze (dikujt). I vë *shenjën (dikujt). E ka vënë (e ka) në *shenjë (në shënjestër) (dikë a diçka). E ka vënë (e ka) në shënjestër (në *shenjë) (dikë a diçka). I vuri *shkelmin (diçkaje). I vuri *shkëndijën (xixën) (diçkaje). I vë *shpatullat (diçkaje). I vunë *shpatullat (njëri-tjetrit). I vuri *shtupën (diçkaje). I vuri *shulin (diçkaje). E vë në *tel (dikë). Vë *telat (dikush) iron. Vë *tellallin (dikush). I vunë (i varën) *teneqenë (dikujt) mospërf. E vuri në *tragë (dikë a diçka). E vunë në *tupan (dikë) mospërf. Vë *theksin (mbi diçka) libr. Vuri (hodhi) *themelet (bazat) (e diçkaje) libr. I vë *thikën. E vuri në *thikë (dikë). E vë në *thua (dikë) mospërf. E ka vënë nën *thundër (dikë). E vë në *udhë (të mbarë) (dikë a diçka). E vë në *ujdi (diçka) vjet. ujkun *bari (dikush) iron. Vë *ujkunruajë delet (dhentë) iron. *ulërimën (dikush). E vë në *vaj (diçka a dikë). E vuri (e shtiu) në varr (dikë). E vuri në *vend (diçka). Vë *vesh (veshin). I vë *veshin (dikujt a diçkaje). E ka vënë nën *vete. I vuri (i hoqi) *vizë (vijë) (dikujt a diçkaje). I vuri *vulën (diçkaje). I vuri xixën (*shkëndijën) (diçkaje). E vë (e fut) në *xhep (diçka). E vuri (e futi) në *zgjedhë (dikë). I vuri *zjarrin (diçkaje).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.