Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VDJERR vep., VDÓRA, VDJÉRRË 1. kal. Bjerr, humb diçka; kund. fitoj. Vdori paratë. Vdori dhinë (delen). Vdora rrugën. E ka vdjerrë kujtesën.
2. fig., kal. Bëj që të humbasë vetitë e mira; prish; shkatërroj; përdhos; zvetënoj. Nuk e kanë vdjerrë gjuhën. E vdorën traditën. E vdorën vendin. Ia vdori emrin.
✱Sin.: humb, prish, zhduk, bjerr.
VDJÉRRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur vdjerr a vdirem, bjerrje. Vdjerrja e kujtesës. Vdjerrja e rrugës. Vdjerrja e mendjes. Vdjerrja e ditës. Ka filluar vdjerrja e hënës. Vdjerrj…
Shfaq përkufizimin e plotë →VDJÉRRË (i, e) mb. 1. Që vjen duke u ngrënë; e thyer (për hënën). Hëna e vdjerrë.2. Që është tretur, i dobësuar. Fëmijë i vdjerrë.3. Që ka vdekur, që nuk jeton më, që ka marrë fund…
Shfaq përkufizimin e plotë →VDJÉRR/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) 1. Ai që ka vdekur, ai që nuk është më i gjallë, që nuk jeton më. Ndjesë pastë ai i vdjerri.2. Ai që është i ngathët, i përhumbur; pa mend në ko…
Shfaq përkufizimin e plotë →VDJÉRR/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Që ka vdekur, ajo që nuk është më e gjallë, që nuk jeton më. Ndjesë pastë ajo e vdjerra.2. Ajo që është e ngathët, e përhumbur, pa mend në ko…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë