Fjalori
VDIREM

VDÍREM jovep., VDÓRA (u), VDJÉRRË vetv. 1. Humb, zhdukem. U vdor kau. I është vdjerrë varri. Ku u vdore? I është vdjerrë diçka.
2. Tretem; dobësohem; kalbem. Është vdjerrë krejt. Është vdjerrëdhe prej kohësh.
3. vet. v. III Hahet, zvogëlohet pak nga pak (për hënën). Hëna po shkon duke u vdjerrë. Vdiret hëna. Ka kthyer hëna e po vdiret.
4. vet. v. III Thyhet, zvogëlohet pak nga pak (për ditën); zbutet pak, bie ca (për erë, motin, kohën). Ka filluar të vdiret dita. Po vdiret vapa. U vdor era.
5. fig., vet. v. III Prishet, shkatërrohet, nuk mbahet më, bëhet i keq diçka; zhduket. U vdir miqësia. Vdiret raca. Vdiret gjuha.
Sin.: humbas, ligem, prishet, shkatërrohet, birrem.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.