Fjalori
VDEKUR

VDÉKUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) qenët i vdekur, ai që ka vdekur, ai që nuk jeton më; kund. i gjallë. E çuanvdekurinvarr. Me të gjallë e me të vdekur me të gjithë. I vdekuri me të vdekurit, i gjalli me të gjallët. (fj. u.). Nuk ngjallet i vdekuri. Me sa ngjallet i vdekuri kurrë, asnjëherë.

VDEKUR

VDÉKUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) qenët e vdekur, ajo që ka vdekur, që nuk jeton më; kund. e gjallë. E çuan të vdekurën në varr. Fytyra e së vdekurës. Ndjesë pastë e vdekura.
Sin.: kufomë, meit, xhenaze.
Sikur u jep (u bart, u mban) *ujë të vdekurve (dikush). Lë të vdekurin e shkondasmë (dikush) keq. shih dasmën e shkon për shkarpa (dikush). Ngjallvdekurin nga varri. 1. (dikush). Ka forcë ose aftësi shumëmadhe; bën çudira. 2. (dikush a diçka). Është shumë i mirë dikush, shumë i bukur, shumë i këndshëm, tërheqës etj., të bën për vete tërësisht, të jep jetë; është shumë e mirë diçka, shumë e shijshme, shumë e bukur etj., të kënaq shumë, të mahnit. Më sa ngjallet i vdekuri! kurrë, asnjëherë; është krejt e pamundurndodhë diçka, as që mundmerret me mendkthehet diçka mbrapsht. Nxjerrvdekurin nga varri (dikush) është shumë i prapë, nuk lë gjë pa bërë; është shumë i keq e mizor; s’lë dy gurë bashkë.

VDEKUR

VDÉKUR (i, e) mb. 1. Që ka pushuar ose që pushon së jetuari, që nuk është më i gjallë, që nuk jeton më, që nuk ka jetë (për njerëzit); kund. i gjallë. Njeri i vdekur. Hero i vdekur. Ra i vdekur. Shtihej si i vdekur.
2. Që ka humbur aftësinë për shkëmbimin biologjiklëndëve dhe për shumëzim, që ka pushuar veprimtarinë jetësore; i fishkur, i tharë (për organizmat e gjallë ose për pjesët e tyre). Ind i vdekur. Qelizavdekura. Gjethevdekura.
3. fig. Shumë i lodhur, i rraskapitur, i këputur. Ra i vdekurgjumë ngalodhurit. Është i vdekur për gjumë.
4. fig. Që nuk ka qeniegjalla, që nuk ka shenja jete, që nuk i ka kushtet e domosdoshme për të jetuar njeriu; kund. i gjallë. Vend i vdekur. Shkretëtiravdekura. Hapësiravdekura. Zonathellavdekura.
5. fig. Që nuk ka shenja jete, që nuk ka lëvizje, gjallëri e veprimtari; kund. i gjallë. Rrugëvdekura, Qytet i vdekur.
6. fig. Që nuk bëhet a nuk zhvillohet me gjallëri; që është shumë i plogët e i ngathët, i humbur; që nuk shpreh gjallëri; kund. i gjallë. Jetë e vdekur. Mbledhje e vdekur. Lojë e vdekur. Njeri i vdekur. Me sy të vdekur. Me zë të vdekur.
7. fig. Që nuk përdoret a nuk vepron më, që nuk ndikon më me forcë; që është shuar a është zhdukur; kund. i gjallë; që nuk ka fryt, i pavlerë. Gjuhë e vdekur. Zakon i vdekur. Njohurivdekura. Punë e vdekur. Kohë (orë) e vdekur kohëikën kot; orët kur nuk ke çfarëbësh.
8. usht. Që nuk e kap zjarri i armëve. Kënd i vdekur. Zonë e vdekur.
Sin.: kufomë, xhenaze, i ndjerë, i vdjerrë, ndjesëpasti, i pafrymë, i pajetë, i pashpirt, i ftohur, i mbaruar, i vajtur, frymëmbaruar, frymëshuar, frymësosur, i ikur.
E bëri (e la) të vdekur (dikë) e rrahu shumë, e shqepi, e zhdëpi; e bëri për vdekje; ia mori shpirtin (dikujt);e bëripërmjerrë (të vjellë) gjak. *Peshë e vdekur libr. *Pikë e vdekur libr. *Shpirtravdekur libr., përçm. I vdekur e i paqarë. 1. Shumë i dobët; që është duke vdekur; i vdekur i pavarrosur (i pakallur, i pambuluar). 2. I shkretë, pa njerishtëpi; që nuk e mëshiron kush, që nuk vajton njeri për të. I vdekur i pavarrosur (i pakallur, i pambuluar). 1. Shumë i dobët dhe i ligur, si i vdekur; që ështëbuzëvarrit, që është duke vdekur; kufomë e gjallë. 2. I pazoti për punë, tepër i ngathët, që mezi lëviz.

VDEKUR

VDÉKUR ndajf. Pa ndjenja; në një gjendjetillë kur s’jeton më, pa jetë; kund. gjallë. Ra vdekur përdhe. Ra (u plas) vdekurtokë. E la vdekur përdhe. Gjallë a vdekur.
Sin.: top, lëmuq, pikëgjallë, shakull.
Gjallë a vdekur. As *gjallë e as vdekur.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: VDES
VDES

VDES jovep., VDÍQA, VDÉKUR 1. jokal. Pushoj së jetuari, s'jam më i gjallë, nuk jetoj më, s'kam jetë (për njerëzit). I vdiq fëmija. Vdiq i ri. Vdiq nga sëmundja. Vdiq plaku. Vdes bleta (euf.).
2. jokal., vet. v. III Ndërpret shkëmbimin biologjiklëndëve, pushon veprimtarinë jetësore; thahet, fishket (për organizmat e gjallë ose për pjesët e tyre); kund. lind. Vdesin qelizat (indet). Vdes bima.
3. jokal. Flijohem, duke luftuar për një çështjelartë ose duke mbrojtur dikë a diçka; jap jetën, kund. jetoj. Vdiq për atdheun (për popullin). Vdiq si trim. Vdiq me armëdorë. Më mirëvdesësh me këmbë, sesarrosh i gjunjëzuar. (fj. u.).
4. fig., jokal., vet. v. III Merr fund diçka, mbaron e s’kthehet më; zhduket e harrohet; nuk ka jetë, ndërpret zhvillimin, bie në një gjendje pa jetë e pa gjallëri. Vdiq ajo kohë. Vdiq ajo punë. Ajo gjuhë ka vdekur ajo gjuhë nuk përdoret më. Veprat që nuk vdesin kurrë.
5. jokal. Mundohem shumë, sfilitem; s’mbahem dot më, mezi duroj, mbaroj. Vdiqa nga lodhja. Vdiqa nga dhëmballa. Vdiqaftohti. Vdiqa nga uria kam shumë uri. Vdiq nga frika u tremb shumë, u tmerrua. Vdiqëmqeshuri u gajasëm.
6. jokal. Kam shumë nevojë a shumë dëshirë për diçka; e dua shumë dikë a diçka, ma ka ënda shumë, jam shumë i dhënë pas dikujt a pas diçkaje. Vdiqa për ujë (për bukë). Vdiqa për gjumë. Vdes për muzikë. Vdes pas gjahut. Vdiq pas asaj.
7. kal. E bëj të mos jetojë më, e vras, e mbyt. E vdiqën me tortura. E vdiqën me gaz (me helm). I vdiqën me bombardime.
8. kal. E rrah fort dikë; e mundoj tepër, e lodh a e mërzit shumë. E vdiqën në dru. E vdiqën fëmijët.
Sin.: iki, shuhem, shqimem, vritem.
O *rashë e vdiqa! Nuk kam *kohëvdes. Vdes në *këmbë (dikush). Të ka vdekur *mendja! mospërf. I ka vdekur *nëna (diçkaje) thjeshtligj. Vdis pa ngjallu! tall. thuhet kur dikujt nuk i jepet diçkakohën e duhur. I ka vdekur *ora (dikujt a diçkaje).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.