Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►VAZHD/ÓHET jovep., ~ÚA (u) ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Çohet më përpara diçka që është nisur nga dikush, nuk ndërpritet një punë a një veprim; niset përsëri një punë atje ku është lënë a ndërprerë; vijohet. Vazhdohet puna. Vazhdohet shkolla (mësimi). Vazhdohen përpjekjet (përgatitjet). Vazhdohet pelegrinazhi. Vazhdohet udhëtimi.
2. vetv. Shkohet a ecet pas gjurmës a në gjurmët e dikujt ose pas mësimeve të tij; çohet më tutje diçka që është nisur nga dikush; ndiqet, vijohet. Vazhdohet tradita e të parëve.
3. vetv. Shkohet rregullisht diku për t’u mësuar, për të fituar përvojë a për t'u stërvitur, ndiqen mësimet në një shkollë etj., vijohet. Vazhdohet shkolla (universiteti). Vazhdohet kursi. Vazhdohet stërvitja.
4. vetv. Zgjatet ende; zhvillohet, shkon më tej, nuk ndërpritet, nuk pushon; vijohet; zgjatet një kohë të caktuar deri të përfundojë. Vazhdohet puna. Vazhdon loja. Vazhdohet spektakli (emisioni). Vazhdohet filmi. Vazhdohen bisedimet. Vazhdohet spektakli.
5. vetv. Vazhdoj5. Rruga vazhdohet deri në majë të malit. Lugina vazhdohet deri në grykëderdhje të lumit.
6. pës. e VAZHDOJ1-3.
✱Sin.: zgjatet, shtrihet.
VAZHD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E çoj më përpara diçka që kam nisur, nuk e ndërpres një punë a një veprim; e nis përsëri një punë atje ku e kam lënë ose ku e kam ndërprerë; bëj e…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë